Zotit Lasgush Poradeci
Profesor në gjimnas Tiranë
I dashur Z. Lasgush,
Gjer më sot s’kam patur fatin e mir t’ju bashkonj sa her që kini ardhur në Korçë. Po kur ju takova në Dardhë më that se kishit pregatitur përkëthimin e melodisë “Pensée d’automne” të Massenet-së. Jam shumë e lumtur që do mund të vë në program të konceteve të mija nji melodi të huaj me fjalëet e Poetit tonë më të famshëm dhe ju falenderoj nga zemra.
Do t’ju lutesha fort të kishit mirësinë të ma dërgonit me anën e postës këtu në Korçë me që do vonohemi nja 15 dit e që dëshironja ta studionja në këtë kohë. Do të merrja kuximin t’ju kërkonja dhe të tjera përkëthime – po të isha e sigurt se nuk do t’ju mundonja për disa melodi spanjole.
Po nuk zgjatem më shumë me që dëshëroj të kem më parë nji përgjigje nga ana e juaj.
Dyke pritur pranoni ju lutem, të falat e mija të sinqerta.
Tefta Tashko.
Korçë 31/9/1938.
