Liza Vorfi (1924 – 2011)💐🌹, Ne kujtim te aktores te mirenjohur te Teatrit dhe Kinematografise ne pervjetorin e ndarjes nga jeta!

Liza Vorfi (1924 – 2011)💐🌹, Ne kujtim te aktores te mirenjohur te Teatrit dhe Kinematografise ne pervjetorin e ndarjes nga jeta!

Liza Vorfi (29 Nentor 1924 – 30 Janar 2011) ishte aktore e filmit dhe teatrit shqiptar. Nje prej zonjave te kinemase shqiptare qe interpretoi rreth qindra role ne teater dhe film ne aspektin e personazheve dytesore.

Liza Vorfi në shtypin gjerman të vitit 1938

U lind në Gjakovë. Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.

Gjatë karrierës së saj ka zhvilluar mbi 60 role, si: Elmira tek “Tartufi”, Dezdemona tek “Otello”, Dorina tek “Borgjezi fisnik”, Beatriçja tek “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”, Marta tek “Cuca e maleve”, Mara tek “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.

Filmografia
Enigma (1991)
Kthimi i ushtrise se vdekur (1989) – Kontesha Dizeta
Radiostacioni (1979) – Zonja e moshuar

Ne vinim nga lufta (1979) – Maria
Ata ishin kater (1977) – Gruaja mikepritese
Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976) TV – Nje prej familjareve te te vrareve ne lufte
Rrugicat qe kerkonin diell (1975) – Nena e Nebiut

Komisari i drites (1966) – Dava
Karnavalet e Korces (1964) – Dona Luçia
Debatik (1961)
Furtuna (1959) – Aja

Hapesire e Sponsorizuar