Maestro i kërcimit në Sarandë, Saraçi: Babai donte të më bënte ushtarak por refuzova

Kërcimi e ka shoqëruar gjithë jetën. Fatmir Saraçi është i pari dhe i vetmi koreograf i Sarandës. Mosha e pensionit nuk e pengon 67 vjeçarin që të japë mësime kërcimi për 80 fëmijë të qytetit.

Fatmiri tregon se pasionin për kërcimin e ka në gen dhe e ka zbuluar shumë herët kur refuzoi të shkonte në shkollën ushtarake që ia rekomandoi babai oficer.

“Ka qenë oficer dhe donte të shkoja në shkollë ushtarake. S’e kisha qejf. Më pëlqente kërcimi. Kështu që refuzova dhe konkurrova në Tiranë”, tregon ai.

Pas viteve ’90 ai provoi emigracionin por u kthye përsëri dhe që nga viti 2004 mëson të vegjlit me kërcimin.

“Emigrova si gjithë të tjerët rreth 13 vjet. U riktheva në vitin 2004.”, shton ai.

Kërcimi duket se preferohet vetëm nga vajzat në Sarandë. Fatmiri thotë se prej kohësh nuk ka asnjë djalë në kurset e tij. 67 vjeçari është i bindur se asgjë nuk e largon nga pasioni që ka për kërcimin që thotë se e ka në gjak. Fatmiri ka marrë disa çmime ndër vite dhe vlerësime për punën e tij./abcnews.al

Hapesire e Sponsorizuar