Marjeta Ljarja: Martesa jonë nuk erdhi pas premtimeve, por pas një shtrëngimi të dorës që se la më kurrë

Marjeta Ljarja: Martesa jonë nuk erdhi pas premtimeve, por pas një shtrëngimi të dorës që se la më kurrë

Miq dhe familjarë të aktorit të mirënjohur, të kolosit të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, u bashkuan në përkujtim të 80-vjetorit të tij, në premierën e shfaqjes së dokumentarit “Rikardi, Përcjellja e fundit”.

Në mjeshtërinë e regjisorit Mevlan Shanaj, Rikardi erdhi sërish në skenë, pothuajse 3 vite nga ndarja e tij nga jeta.

Nuk kishte si të niste ndryshe ky rrugëtim, veç se nga Shkodra. Nga lindja e tij, 1 Prill 1943, rrugëtimi gjatë fëmijërisë, historia e tij drejt kinematografisë dhe martesa me Marjetën, u sollën mes fotove të dhe videove të papublikuara më parë.

Pjesë ishin dhe dy fëmijët e tij, të cilët ende nuk janë mësuar me mungesën e babit.

Aktorë të mirënjohur, regjisorë, miq të Rikardit, sollën në këtë dokumentar copëza nga jeta e tyre së bashku. Brezi më i ri i aktorëve e kujton atë me përulje edhe si regjisor.

Filmat e realizmit socialist pavarësisht ideologjisë janë një pasuri. Vlerësimi për to vjen edhe nga zëri autentik i vetë aktorit, regjisorit Rikard Ljarja.

Rikard Ljarja u nda nga jeta më 20 Prill 2020 në moshën 77-vjeçare. Ai mbetet një ndër aktorët më të shquar të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Ljarja ishte edhe regjizor, skenarist dhe autor i disa librave me tregime dhe romane.

Hapesire e Sponsorizuar

Klan News