MBRETERESHA Geraldinë e Shqipërisë.
Në vitin 1937, Mbreti i Shqipërisë Zogu kur pa foton e saj ra menjëherë në dashuri dhe kërkoi takim me të. E turpshmja Geraldinë pranoi. Takimi u pasua nga martesa.
Pas çdo burri të madh, fshihet një grua e madhe. Kjo thënie e famshme ka ekzistuar prej kohësh. Ka një të vërtetë në të, sidomos kur bëhet fjalë për liderët botërorë. Gratë e bukura kanë qenë aty jo vetëm për të ndihmuar dhe mbështetur bashkëshortët e tyre liderë por edhe njerëzit që ai qeveris. “The Richest” ka renditur 5 bashkëshortet më të bukura mbretërore në histori.
Mes tyre është edhe Geraldina e Shqipërisë. Geraldina, rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”. Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve.
Historia e Mbretëreshës Geraldinë ka një pjesë tragjedie, si shumë të afërm të saj mbretërorë dhe fisnikë të epokës së pas Luftës së Parë Botërore. E lindur në Hungari, familja e saj humbi të gjithë pasurinë kur kombi i saj humbi në luftë. Për të jetuar, Geraldinës iu desh të punojë në një dyqan pranë muzeumit në Budapest. Por fati i saj ndryshoi. Në vitin 1937, Mbreti i Shqipërisë Zogu kur pa foton e saj ra menjëherë në dashuri dhe kërkoi takim me të. E turpshmja Geraldinë pranoi. Takimi u pasua nga martesa.
Në prill 1938, ajo u quajt Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë pasi u martua me Mbretin Zog. Por gëzimi i saj nuk zgjati shumë, pasi Musolini i Italisë pushtoi Shqipërinë dhe rrëzoi Mbretin. Ajo jetoi në mërgim pastaj dhe nuk ishte në gjendje të kthehej në vendlindjen e saj.
