Më 17 dhjetor 1932, lindi një nga aktoret më të njohura shqiptare Tinka Kurti, i urojmë nga zemra jetë të gjatë dhe shëndet

Sot feston datëlindjen një prej këngëtareve ikonike shqiptare, Tinka Kurti.

Tinka Kurti ka lindur më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”.

Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri

Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:

“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.

Hapesire e Sponsorizuar

Filmografia
Bota cafè 2014
Ne kerkim te kujt (2011) serial
Familjet (2009) serial

Filumena Marturano (2009) Teatër
Ne dhe Lenini (2008)
Mira – (2008)

Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
Dasma e Sakos (1998)
Nata (1998)

Zëmra e nënës (1996) – Nena
Vdekja e kalit (1992)
Unë e dua Erën (1991) – Doktoreshe Keti
Balada e Kurbinit (1990) – Nëna e Dardit

Edhe ashtu edhe kështu (1989) – Tezja e Almes
Flutura në kabinën time (1988) – Nena e Tomes
Telefoni i një mëngjesi (1987) – Nena e Neritanit
Në emër të lirisë (1987)
Hije që mbeten pas (1985) – Nena e Agronit

Besa e kuqe (1982) – Dila
Qortimet e vjeshtës (1982) – Nena e Kujtimit
Si gjithë të tjerët (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes
Mëngjeze të reja (1980) – Sherbyesja
Nusja (1980) – Gruaja e Dem Marecit

Gjeneral gramafoni (1978) – Nena e Halit Beratit
Vajzat me kordele të kuqe (1978) – Sinjorina Mancini
Emblema e dikurëshme – (1976) Plaka e vjetër
Çifti i lumtur (1975) – Nëna e djalit
Lumë drite (1975) – Halla

Në fillim të verës (1975) – Nena e Veres
Operacioni Zjarri (1973) – Mrica
Yjet e neteve te gjata (1972) – Nene Pashako
Guximtarët (1970) – Nëna e Ilirit

Tana (1958) – Tana
Gjallë (2009) – Gjyshja e Fatimës