Më 17 dhjetor 1942, lindi këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, i urojmë nga zemra jetë të gjatë dhe shëndet

Kleopatra Skarco-Dokle, lindi më 1949 në Nartë të rrethit të birth_placeorës, Shqipëri. Për herë të parë del në skenë me Ansamblin e Nartes, Vlore.

Më 1966 fiton çmimin e parë ne Festivalin Kombëtar te Ansambleve Artistike, me kengen “Një Bahçe me Portokalle”

Me durimin e maturinë e vajzës së valëve pranë e larg Jonit, plot talent, muzë e passion, me zërin e saj, ajo do të bëhej shumë shpejt një nga këngëtarët më të admiruarat dhe më populloret, jo vetëm brenda Shqipërisë, por në tërë trojet shqiptare. Paradokohe ajo ishte personazh i emisionit “Arratia e Peshkut të Kuq” i gazetares Rezarta Reci në News 24, një emision mbresëlënës që përcjell vlera me prirje të forta qytetarie, intelektuale e krijuese.

Aty në atë emision do të shihja po atë Kleopatra energjike dhe të talentuar, me interpretimin emocional dhe fuqinë e tingujve të gurrës popullore vlonjate, ashtu sikundër e shihnim në skenë dhe në evente të ndryshme artistike e muzikore ndër vite. E kanë quajtur Mbretëresha e Këngës Vlonjate dhe vlerësuar me Cmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Me atë delikatesë e pasion, talent dhe emocion ajo do të këndonte edhe këngët lumjane të Kukësit, aty ku zë fill familja e saj e mrekullueshme –dashuria e jetës.

Artistja e Shquar ka mëse dy dekada që bën një jetë mes Shqipërisë e Bullgarisë. Ka disa muaj që ajo ndodhet në Neë York, pranë familjes së vajzës së saj. Kleopatra Skarco-Dokle gdhend me kujdes, qetësi e buzëqeshje staturën dhe imazhin, natyrën femërore, virtytet, atributet, pjekurinë artistike e muzikore të saj.

Kontributin dhe energjitë e saj me dinjitet, krenari e modesti vajza e valëve joniane dhe nusja e këngëve lumjane të Kukësit, i ka vënë në shërbim të integrimit të vlerave shqiptare, duke u shëndrruar kështu një vlerë e cmuar kombëtare dhe historike e Artit dhe kulturës shqiptare.

1966 – Turrne dy muaj e gjysem, ne Kine me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise.
1967 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 6 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Feste ne Malsi”.
1968 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 7 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Drite ne Malsi”.
1969 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 8 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Festa e Dritave”.

1969 – Kengetare profesioniste ne Estraden e Vlores.
1969 – Merr Medaljen e Art ne Festivalin Kombetar te Ansmbleve Artistike.
1970 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 9 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Nene dhe Shoqe”.
1971 – Fiton dy cmime te dyta ne Festivalin e 10 Kombetar te Radio Televizionit me kenget “Ne te Dy” dhe “Interesant”.

Hapesire e Sponsorizuar

1971 – Turrne nje muaj, ne Rumani me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise.
1972 – Turrne nje muaj, ne Kosove me Ansamblin Laberia.
1972 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 12 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Bregdeti Yne i Kalter”.

1974 – Merr Medaljen e Arte per merita te shquara ne Festivalin e Ansambleve Artistike ne Tirane.
1978 – Martohet me Regjisorin Zehrudin Dokle.
1978 – Kengetare Profesioniste ne Estraden te qytetit te Kukesit.
1979 – Lindja e vajzes Olta.

1980 – Turrne nje muaj, ne Kosove me Estraden Profesioniste te Kukesit.
1982 – Incizon 25 kenge popullore me Orkestren Simfonike te Radio Televizionit.
1983 – Lindja e vajzes Borjana.

1987 – Kengetare Profesioniste ne Estraden e qytetit te Shkodres.
1990 – Lindja e djalit Leart.

1991 – Turrne nje muaj, ne Maqedoni me Estraden Profesioniste te Shkodres.
1994 – Merr pjese ne spektaklin e njohur “12 në Hollywood”.
1997 – Këngëtare Profesioniste në Estradën e qytetit të Tiranës.

2000 – Merr pjese ne Festivalin Nderkombetar te Jaltes me Ansamblin Skenderbeu te Korces.
2003 – Merr pjese ne Spektaklin e madh televiziv “Maratona e Kenges Popullore”.
2006 – Perfaqeson Shqipërine ne festivalin Ballkanik ne Bullgari me buqete kengesh vlonjate.