Më 21 mars 2011 u nda nga jeta aktori i paharruar i humorit Leka Kruta (1927 – 2011)
E kujtoni episodin e nje cete ballistesh te identifikuar si “trimat e Selfo Qorrit” , qe luajne me miellin e grabitur, duke thene nje seri batutash argetuese, ne filmin “Kur zbardhi nje dite” ? Po aktorin qe thote batuten “Po ky qenka miell more zullap” !! E pra, per spektatorin e nje brezi me te ri ne moshe, ai eshte Leka i “Madh” i varietes vlonjate dhe shqiptare!
Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927. Mbetet simbol i humorit vlonjat dhe jo vetem, por
edhe nje nder humoristet me te medhenj shqiptare. Së bashku me Myqerem Ferrën, ishin nder te
paret qe themeluan estraden Profesioniste te Vlores duke e ngritur ate në një stad të ri, duke u
mbështetur në trashëgiminë e humoristëve paraardhës dhe duke lënë dhe vetë ata një trashëgimi të
shkëlqyer.
Jeta artistike e Krutës, ka nisur në vitin 1944, kur, ai së bashku me Gaq Vishin (regjisor i
Estradës së Vlorës, për shumë vite), jepnin shfaqje për qytetarët në sallën e kinema “Ali Demi”, në
pushim të pjesëve të filmit. Ai vazhdoi të luante si aktor amator në trupën e Estradës së qytetit dhe
prej vitit 1955, kur u krijua trupa profesioniste, u bë pjesëtar i saj.
Ka interpretuar mjaft skece me estradën, sin je pjese e pandare e shfaqjeve pothuajse çdo natë, në
sallën që ishte pranë Xhamisë së Muradies, e cila sot nuk ekziston më. Përmbajtja e skeçeve që
interpretonin aktoret e kesaj estrade, merrej nga jeta. Kritikonin drejtorë, magazinierë, berberë,
specialistë të fushave të ndryshme, pa permendur emra por, gjithsekush që ishte në sallë, e kuptonte
se për cilin drejtues, apo “usta”, bëhej fjalë”, I madhi, në aktivitetin e tij më se 40-vjeçar, i
numërohen 150 premiera dhe 800 personazhe. Një shifër e jashtëzakonshme, por kjo është specifika
e aktorit të varietes, mbushur me nje jetë të bukur por edhe shumë te vështirë.
Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me emrin e Krutës, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava, ka krijuar një galeri
personazhesh te mbetura thelle ne medjet e atij spektatori qe pati fatin ta ndiqte. Për këtë kontribut
përgjatë karrierës 40-vjeçare, është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”,
dhe së fundi sih presidenti i Republikës Bamir Topi, i akordoi Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. U nda
nga jeta ne moshen 84 vjecare me 21 mars 2011.