Më 24 dhjetor 1937, lindi aktorja e paharruar Mimika Luca (1937-2023), e kujtojmë me nderim e respekt

Më 24 dhjetor 1937, lindi aktorja e paharruar Mimika Luca (1937-2023), e kujtojmë me nderim e respekt

Mimika Luca e pasuroi artin dhe kinematografinë me rolet e saj brilante dhe aq të dashura për publikun.

Mimika Luca lindi në Gjirokastër në 24 dhjetor të vitit 1937.

Lidhja e saj e parë me artin ishte në vitin 1951, si balerinë, profesion të cilin e ushtroi deri në vitin 1962, për t’u bërë më vonë aktore profesioniste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Nga viti 1977 e derisa doli në pension punoi si pedagoge në Akademinë e Arteve në degën e Dramës.

Në kinematografi e filloi me një rol episodik në vitin 1963 te filmi “Detyrë e posaçme”. Ndërsa në Teatër filloi në vitin 1962 në dramën “Rrëshqitja” të Besim Levonjës.

Hapesire e Sponsorizuar

Më tej do të vazhdonin rolet e tjera si në film ashtu edhe në teatër.

Mimika Luca shfaqi prirje me një aktrim me plot ngjyrime mallëngjyese, të cilat krijonin një sfond tejet emocional.

Në vitin 1977, ndryshe nga rolet e saj të parapëlqyera, interpretoi me pasion rolin më të arrirë gjatë karrierës së saj, atë të Lajes në dramën “Lulet e shegës”.

Ajo vuri në jetë rolin e një gruaje të fortë, këmbëngulëse, brenda mitit politik të heroinës së pranuar shoqërisht dhe frymëzuese, por të vërtetë me një sjellje realiste.

Rolet e saj më të spikatura në kinematografi

Në vitin 1963 – “Detyrë e posacme” (rol episodik)

Në vitin 1972 – “Kryengritje në pallat”

Në vitin 1978 – “Yje mbi drin”

Në vitin 1979 – “Ceta e vogël”

Në vitin 1979 – “Në shtëpinë tonë” ku luan rolin e nënës së Mirit

Në vitin 1981- “Shoku ynë Tili”

Në vitin 1983 – “Zambakët e bardhë” (TV); interpreton drejtoreshën te filmi “Nxënësit e klasës sime” (1984)

Në vitin 1984 – “Taulanti kërkon një motër”

Në vitin 1986- “Të shoh në sy”

Në vitin 1986 – “Rrethimi i vogel”

Në vitin 1987 – “Përrallë nga e kaluara”

Në vitin 1987 – “Botë e padukshme”

Në vitin 1988 – “Treni niset në shtatë pa pesë”

Në vitin 1996 – “Viktimat e Tivarit” e deri te filmi i fundit “Gruaja pa krahë” në vitin 2002.

Mimika Luca ka luajtur 30 role në një karrierë 30-vjeçare.

Mimika Luca ka shkruar edhe disa drama. Ndër këto drama, që pati jetë skenike, ishte ajo e vitit 1968 me titullin “Drita”

Ajo u nda nga jeta më 21 shkurt 2023