Më 24 mars të vitit 1937 lindi aktori i paharruar Mërkur Bozgo (1937-2017)

Më 24 mars të vitit 1937 lindi aktori i paharruar Mërkur Bozgo (1937-2017)

Merkur Bozgo ishte një aktor shqiptar. Mërkur Bozgo u lindur më 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti, për 7 vjet, punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi, roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran”, në vitin 1968.

Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës, në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” i vitit 2005, përkrah Enxhi Agushit. U nda nga jeta më 11 nëntor 2017.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë:

Në fillim të verës (1975), punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurshme (1979), drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelinës
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top