Më mirë jashtë shtëpisë apo brenda “katër mureve”?

#Asgjëere, Më mirë jashtë shtëpisë apo brenda “katër mureve”?

Studimet e kohëve të fundit e vendosin theksin tek përfitimet, madje edhe tek nevoja e fëmijëve për të kaluar më shumë kohë jashtë shtëpisë.

Ndërkohë që forma e jetesës ka ndryshuar dhë fëmijët (por edhe të rriturit) po kalojnë më shumë kohë brenda shtëpisë, ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që disa aktivitete të zhvillohen jashtë shtëpisë, në mjedise të gjelbërta, me pemë, bar dhe gjethe.

Madje disa studime kanë treguar se nëse fëmijët zhvillojnë aktivitete në mënyrë të rregullt në natyrë do të kenë përfitime në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

#FotoAQSH
#FëmijëteArdhmjaJonë
#arkivatfrymëzojnë🥰

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave