Mevlan Shanaj: Rikard Ljarja, fenomen i kinemasë shqiptare, fytyra e tij e dëlirë bëri për vete publikun

Mevlan Shanaj: Rikard Ljarja, fenomen i kinemasë shqiptare, fytyra e tij e dëlirë bëri për vete publikun

Artisti Mevlan Shanaj ka qenë sot në Panorama e Mëngjesit te Panorama Tv për të përkujtuar 80-vjetorin e lindjes të aktorit, Rikard Ljarjas, ku tha se figurën e tij e mban mend si një fenomen të kinemasë shqiptare.

Shanaj tha se miku i tij Ljarja do të mbetet gjithmonë si një nga figurat më komplekse të ekranit dhe do të kujtohet përherë si njeriu më i dashur për publikun për hir të pastërtisë dhe fytyrës së tij të dëlirë, dhe veprat që ka lënë pas.

I pyetur në lidhje me amanetin e fundit të mikut të tij, Shanaj tha se edhe në ditën e fundit të tij artisti kishte vendosur të ishte modest i përmbajtur, ku dëshirë i kishte shprehur të shkruante një roman për jetën e tij.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si e rikujtoni figurën e tij në këtë ditë, kur do mbahen homazhe në nder të veprës së tij

Rikard Lardaj ka qenë një fenomen i kinemasë shqiptare. Ai erdhi si pionier në vitet 66-67, u shfaq te komisari i dritës në dhe prej momentit kur u përball me publikun mbeti njeriu më i dashur, kishte një fytyrë të dëlirë me një pastërti e sy të dashur. Kjo pastërtia e tij u përvetësua nga i gjithë publiku dhe vazhdoi me të gjitha rolet.

Hapesire e Sponsorizuar

Rikardi ishte figura më komplekse e ekranit, filloi me piano, fizarmonikë më pas mbaroi shkollën për aktor u emërua në Shkodër, dhe më pas erdhi në kinostudio. Por nuk u ndal me aq sukses, krijoi skenarin, ai ka rreth 12 filma, rreth 15 filma si aktor mbi 100 piktura. Ai ishte shumë i gjerë dhe i shtrirë si artist.

Si ishte në jetën private një talent multidisiplinar?

Unë e kisha shok të ngushtë, kam fjetur me të në dy filma. Kishim marrëdhënie shumë kofidente dhe në martesë isha i ftuar, bëri një dasmë mjaft modeste. Rikardi për të gjitha këto shtrirje nuk ishin të çuditshme, pasi në fillim dukej si njeri i zakonshëm, ishte modest. Ky ishte virtyti i tij, kërkonte të ishte i tërhequr dhe fjalë pak.

Si e shihte ai jetën, marrëdhënia që ai kishte me dashurinë?

Me dashurinë kishte marrëdhënie frikacake, e sulmonin gocat, nuk kishte studente që nuk kishte foton e tij te koka e krevati. Por ai ishte njeri i tërhequr, kishte personalitet dhe dije. Nuk di që të ketë pasur një rast në jetë që të ketë lënë hatërmbetje, ishte i kompletuar dhe çdo gjë manifestohej me urtësi.

Ku i kalonit netët e gjata, bisedat që bënin dhe fjala e tij e fundit?

U tërhoq në mënyrë modeste, por më dha një shenjë. Hoqi foton e WhatsApp dhe tha të flasim, më tregoi një episode, qeshëm. Ky ishte sinjali i parë që më tha po iki, më tha eee, unë nuk mund ta shkruaj këtë tregim, shkruaje ti. Ishte i përmbajtur, kishte dëshirë të prehej në Shkodër aty ku kishte lindur./Panorama.com.al/