MICHAEL ONDAATJE – PACIENTI ANGLEZ

MICHAEL ONDAATJE – PACIENTI ANGLEZ

Përktheu Ledia Agolli

Dhe gjithë emrat e tribuve, nomadëve të besimit, që u endën në monotoninë e shkretëtirës dhe gjetën dritën, besimin dhe ngjyrat. Ashtu si një gur, një kuti e harruar metali apo eshtra, mund të shndërrohen në objekt adhurimi e të fitojnë pavdekësinë brenda një lutjeje. Ajo hyn në madhështinë e këtij vendi dhe bëhet pjesë e tij.

Ne vdesim dhe mbartim brenda nesh peshën e dashurive dhe tribuve, shijet që kemi gëlltitur, trupat në të cilët jemi zhytur dhe kemi notuar si të ishin lumenjtë e urtësisë, personazhet pas të cilave jemi kapërthyer si të ishin pemë, frikërat pas të cilave jemi fshehur si të ishin guva. Do të doja që të gjitha këto të shënjoheshn mbi trupin tim, kur të vdes.

Unë besoj në këtë lloj hartografie, që të shënjohemi nga natyra jo thjesht një emër në hartë, si emrat e pasunarëve gdhendur nëpër godina. Ndajmë histori të zakonshme, libra të zakonshëm. Nuk jemi as të pushtuar dhe as monogamë në shijet apo përvojat tona. Gjithçka dëshiroja, ishte të shkelja në një botë pa harta.

E përcolla Katarinë Kliftonin në shkretëtirë, atje ku ndodhet libri i përhershëm i dritës së hënës. Ndodheshim mes pëshpërimës së puseve. Në pallatin e erërave.

Hapesire e Sponsorizuar