Miqtë e rremë apo armiqtë, kush dhemb më shumë?

Miqtë e rremë apo armiqtë, kush dhemb më shumë? Cili është ai njeri që nuk ka asnjë armik? Si mund të jetohet pa ta?

P.sh. poetja jonë Mimoza Ahmeti thotë:

Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.

E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. ),

Por ja se si e shohin këtë çështjen e armikut/armiqësisë mendje të tjera.

ObserverKult ua sjell disa thënie me këtë tematikë nga autorë të ndryshëm:

Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene

Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard

Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin

Më mirë të kem pesë armiq të aftë e të betuar sesa një mik budalla./ Edward Bulwer-Lytton

Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni./ Friedrich Nietzsche

Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë./ Isabella Andreini

Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani

Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz

Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille

Fali armiqtë e tu. Do të zemërohen pa masë./ Oscar Wilde

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Top Img back to top