Mundësi e re punësimi në Gjermani

Gjermania ka zbuluar projekt-reformat për imigracionin, trajnime dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz për të ulur mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Sigurimi i bazës sonë të kualifikuar të punës është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha Ministri i Punës, Hubertus Heil.

Numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionë, sipas ministrisë.

Një nga reformat është një ligj i ri imigracionit që synon të adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.

Projektligji, i parë nga reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së me 60 mijë njerëz në vit.

Ajo u ofron punëtorëve të huaj tre rrugë për të hyrë në vend. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune.

E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

E treta është një “karte mundësie” e re për individët që nuk kanë një ofertë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Karta e mundësive ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

Hapesire e Sponsorizuar

Kabineti miratoi gjithashtu një ligj arsimor që u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

Kabineti vendosi gjithashtu të zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat më parë pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50 mijë punëtorë në vit nga këto vende. Sipas kësaj rregulloreje, Gjermania kishte mundur më parë të rekrutonte 25 mijë punëtorë në vit.

Bruecker e mirëpriti këtë zgjatje, duke vënë në dukje se normat e punësimit midis këtyre emigrantëve ishin midis 97 për qind dhe 98 për qind tre deri në pesë vjet pas transferimit në Gjermani.

“Skema është një sukses i plotë dhe duhet të shtrihet në vende të tjera”, tha Bruecker./Noa.al/