“Muzikë për nënën”, poezia e trishtë nga Petrit Ruka, dedikuar dashurisë së nënës

“Muzikë për nënën” është një poezi e trishtë që i kushtohet dashurisë së nënës për fëmijën dhe kjo kuptohet më së shumti në strofën e fundit.

Në kushte vështirësie, ajo është personi i parë që na gjendet pranë dhe bën gjithçka për të na ndihmuar. E pavarësisht moshës që kemi, gjithmonë do të kemi nevojëpër nënën tonë. Ama poeti shprehet i indinjuar edhe me fëmijët (ai përmend djemtë), që e bëjnë nënën e tyre të vuajë e të përlotet.

Mbani gjithmonë në mendje se jeni aty ku jeni, falë sakrificave të nënës suaj. Ajo e di se sa e vështirë është të zgjohet herët përditë, të gatuajë e pastrojë shtëpinë dhe sërish të mos ankohet.

Ajo e di se çfarë do të thotë të sakrifikosh nga vetja për familjen, ndaj mundohuni t’ia ktheni sadopak çdo sakrificë që ka bërë, me dashuri e lumturi.

“Muzikë për nënën”
Në dritën e yllit
Që ruan një shpresë,
Tek bisha e pyllit,

Tek orë e pabesë,
Tek gjembi i ferrës,
Nën hijen e hënës,
Në buzë të humnerës
Ruan syri i nënës…

Tek dhëmbi i nëpërkës,
Tek tehu i thikës,
Tek mallkimi i njerkës,
Tek kombi i frikës,

Në ah të psherëtimës,
Tek vala e lumit,
Tek degë e vetëtimës,
Mbi jastëkun e gjumit…

Hapesire e Sponsorizuar

O bir, që nënën
E bëre të qajë,
Vrapo se lotët
Kush mund t’ia thajë?

Veç nëna e gjorë,
Kur rreziku na zë,
Vrapon përmbi borë
Dhe gjurmë nuk lë…