Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare një yll i televizionit

Ylli i Gladiators, Falcon ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Falcon, emri i vërtetë i së cilës është Bernadette Hunt, iu bashkua Gladiator pas stërvitjes si balerinë dhe mësuese e gjimnastikës.

Ajo bëri debutimin e saj në serinë e dytë të shfaqjes në 1993 dhe qëndroi deri në Serinë 8 në 1999.

Falcon gjithashtu u shfaq në International Gladiators mes viteve 1994 dhe 1995, si dhe tre shfaqje live.

Ajo u konsiderua “Gladiatorja më e bukur” nga shumë fansa.

Lajmi i hidhur u dha nga Rick Jango, partneri i motrës së saj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të madh më duhet t’ju njoftoj se motra me vogël të partneres sime, Bernadette Hunt është ndarë nga jeta”, tha ai.

“Ajo luftoi me kancerin për disa vite derisa fatkeqësisht humbi betejën R.I.P. Bernie.”

Ceremonia e varrimit do jete private ku do të marrin pjesë vetëm familjarët./Panorama Plus