Ndahet nga jeta regjisori Vladimir Prifti, një ndër regjisorët më të talentuar

Ndahet nga jeta regjisori Vladimir Prifti, një ndër regjisorët më të talentuar

Me një karrierë mbi 40-vjeçare në kinematografinë shqiptare ka realizuar shumë filma të njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Vladimir Prifti. Regjisori i mirënjohur me filmat që ka realizuar në kinematografinë shqiptare ndër vite ka marrë shumë vlerësime, dhe sot disa nga filmat më të suksesshëm shqiptarë mbajnë emrin e tij.

Vladimir Prifti ka një karrierë mbi 40-vjeçare në kinematografi si: regjisor, skenarist dhe producent.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” janë disa nga filmat më të njohur të realizuar nën drejtimin e tij.

Regjisori Vladimir Prifti është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin, që ka dhënë në kinematografi.

Klan News

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top