Ndeshja e fundit Pele e zhvilloi më 1 tetor 1977. Stadiumi Giants i Nju Xhersit priti dy skuadrat : New York Cosmos dhe Santos.
Pjesën e parë e Pele luajti me skuadrën amerikane dhe të dytën me skuadrën braziliane.
Legjenda e boksit Muhammad Ali ishte mes shikuesve dhe pas ndeshjes, të dy miqtë u takuan në fushë.
Vite më vonë, Pele tha:
“Aliu ishte miku im dhe heroi im. Kemi kaluar shumë ditë të paharrueshme bashkë dhe kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të shkëlqyera. Ai ishte një person shumë i qeshur dhe që i pëlqenin shakatë. Më ngacmonte duke më thënë se ishte më i famshëm se unë.
“Në bashkëpunim me UNICEF-in kemi punuar edhe me fëmijët. Një herë Ali tha se futbolli është më i bukur se boksi dhe më pas shtoi: “Unë jam më i pashëm se ti”.
Përgatiti dhe përshtati Na Ishte Dikur
