Ndrek Luca në rolin e Gani Herrit në filmin “Rrugicat që kërkonin diell”

Ndrek Luca në rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.

“Rrugicat që kërkonin diell” është një film shqiptar prodhim i vitit 1975 me dy pjesë:

Regjisor: Saimir Kumbaro & Rikard Ljarja, Skenari: Dhimitër Xhuvani, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Kujtim Laro

Përmbajtja e filmit

Nebi Surreli së bashku me nënën jeton në varfëri të plotë. Duke kërkuar mundësi të ndryshme për të mbijetuar, punon si shpërndarës gazetash, hamall, dhe si trasportues qymyri. Njihet me luftën në saj të Gaqos dhe shokë të tjerë të njesitit të qytetit.

Ndihmon në shpërndarjen e trakteve kur punon si gazetashitës, dhe në vështirësinë për transportimin e shtypshkronjës së njesitit. Urrejtja për Gani Herrin, tregtarin e qymyrit, i cili është edhe spiun i fashistëve, dhe ku edhe merë pjesë në ekzekutimin e tij.

Aktorët në role:

Mevlan Shanaj……Nebi Surreli
Rikard Ljarja……Gaqo Tipografi
Demir Hyskja……Halimi
Pandi Raidhi……Kamerieri

Fitim Makashi……anëtari i njësitit
Yllka Mujo……Semi
Ferdinand Radi……Kola
Pëllumb Dervishi……Tipograf Anëtar i Njësitit

Stavri Shkurti……Furxhiu
Zhani Ziçishti……Istrefi
Ndrek Luca……Gani Herri
Lec Bushati……Kuestori

Liza Vorfi……Nëna e Nebiut
Lec Vuksani……Ekselenca
Dhimitër Orgocka……Antonio
Qemal Mehmeti……

Piro Malaveci……
Sheri Mita……përfaqësues i Partisë
Xhezair Tafaj……roja i Shtypshkronjave
Lutfi Hoxha……Përgjegjës i Bojaxhinjve Anëtar i Njësitit

Vangjo Grabocka……Gazmend Grunja
Petrika Riza……Qazim Lala,kapteri fashist
Vani Trako……

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top