Ndriçim Xhepa tregon arsyen pse nuk e puthi dot Rajmonda Bulkun, çfarë ndodhi në sheshxhirimin e filmit “Duaje emrin tënd”

“Unë isha i gatshëm ta puthja Monda Bulkun. Nuki di nëse ishte e njëjta gjë edhe për atë. Nuk di nëse ajo do të pranonte, jo për shkak të saj, por për shkak të opinionit të asaj kohe”.

Kështu ka treguar në një intervistë aktori i njohur Ndriçim Xhepa, duke folur rreth mungesës së erotikës në kinematografinë komuniste dhe puthjet që ngelën në tentativë.

Në filmin “Duaje emrin tënd” ku ngjet një sekuencë kult e kinematografisë komuniste, ku Xhepa dhe Bulku rrotullohen mbi bar, gjithsesi, puthja nuk ndodh.

Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm. Xhepa ka përmendur një sërë filmash ku ka pasur si bashkëprotagoniste aktore bukuroshe si Matilda Makoçi, Eva Alikaj apo Nertila Koka, duke thënë se kulmimi i këtyre filmave do të ishte shkëmbimi i një puthjeje midis protagonistëve, që nuk erdhi kurrë.

“Puthja është një gjë normale dhe kështu duhet të jetë. Kemi një profesion të tillë dhe duhet të trëajtojmë me profesionalizëm çdo skenë.

Nuk ndodhte kështu fatkeqësisht në kohën e Shqipërisë komuniste. Kujtoj që në filmin ‘Duaje emrin tënd” të dy regjisorët e filmit donin që të kishte një puthje midis personazhit që luaja unë dhe Jonës, por që fatkeqësisht nuk u bë.

Edhe po të putheshim nuk do të kishte shumë dobi. Filmi kontrollohej dhe kalonte në disa duar para se të shfaqej, ndaj ishte e sigurt që do të censurohej”, -përfundoi me keqardhje./Aktorët shqiptarë

Hapesire e Sponsorizuar