42 vite më parë u shfaq në kinematë e Tiranës filmi “Në çdo stinë”
Filmi “Në çdo stinë” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980. Regjia: Viktor Gjika, Skenari: Bashkim Hoxha, Viktor Gjika, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Aleksandër Peçi.
Përmbajtja e filmit
Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen.
Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat dëshirat dhe preferencat e tyre.
Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit filmi jep portretin e studentit të ri.
Aktorët në role
Anisa Markarian…….. Zana
Arben Imami…….. Bardhyli
Pavlina Leka…….. Mira
Spiro Duni…….. Astriti
Ermira Bahidi…….. Ela
Adrian Cerga…….. Leka
Karafil Shena…….. Fotaqi
Tomorr Nushi……..
Ylli Demneri…….. Ylli
Ema Shteto……..
Filmi “Në çdo stinë” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Regjia Viktor Gjika, skenari Bashkim Hoxha, Viktor Gjika. Muzika e filmit nga kompozitori Aleksandër Peçi. Rolet në film luhen nga aktorët e njohur të kinemasë shqiptare si Anisa Markarian -Zana dhe Arben Imami- Bardhyli. Në role janë dhe Pavlina Leka, Spiro Duni, Ermira Bahidi, Adrian Cerga, Karafil Shena, Tomorr Nushi, Ylli Demneri, etj.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit 40 vjet pas premierës së filmit “Në çdo stinë” publikoi një shkrim, publikuar nga aktorja e njohur Anisa Markarian. “40 vjet pas premierës vjen ky shkrim dokumentues për kohën dhe xhirimin e filmit “Në çdo stinë”, mbushur me emocione që na rizbulojnë pasionin për artin dhe origjinalitetin e kinematografisë shqiptare të viteve ’80, përtej kornizave ideologjike të kohës. Faleminderit Anisa Markarian për këtë dëshmi të bukur e të vlefshme”, shkruan Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, në profilin e tij që ka publikuar dhe foto të filmit nga arkivi. Në profilin e saj aktorja Anisa Markarian shkruan se 5 prilli i 1981 ishte dita e premierës.
“40-vjetori i një premiere. E diel, 5 prill 1981. Dita e madhe e premierës!”, shkruan mes të tjerave aktorja. Ndërsa skenaristi Bashkim Hoxha në profilin e tij shkruan se “Në çdo stinë” është skenari i tij i parë. Po në Facebook edhe kompozitori Aleksandër Peçi shprehet se “Në çdo stinë” është një film, i cili bashkudhëton me njeriun, në çdo stinë të jetës së tij, ja zbukuron e pranverizon jetën. “Nga sa lexoj prej impresioneve të publikut, shumë kanë nostalgjinë e tyre për këtë film, sepse lidhet me momente personale të jetës së tyre.
Një realizim i bukur i regjisorit Viktor Gjika mbi skenarin e Bashkim Hoxhës”, shprehet Peçi ndër tjera, që lajmëron se ka dalë dhe një CD muzikore me muzikën e filmit, së bashku me “Kur xhirohej një film”. Në film, Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë, por edhe ndryshime midis njëri -tjetrit filmi jep portretin e studentit të ri.