“Në këto bango mësuam ne”

Nga Jorgji K. Sidheri

Në këto bango mësuam ne.Në këto klasa u edukuam.Nuk kishim stilolapsa por kallamarka mbushur me bojë,shkruanim me penë në fletore.

Me Ata Mësues mësuam dhe u edukuam.

Mësues që nuk i zinte gjumi nqse nuk mësonte edhe një nxënës në klasë.
Mësues që ishin figura qëndrore dhe shembull të shoqërisë,ishin idhuj për ne !
Kohët ndryshuan aq shumë saqë sot shumë ish nxënës që mezi mbaruan të mesmen,u bënë me të lartë,u bënë mësues !

Shohim plot me të lartë që mezi shkruajnë qartë e kuptueshëm,ABC -ja mësohet në fillore ku fatkeqësisht i nënvleftësojmë kërkesat për nivelin e mësuesve të këtyre klasave.

Mësuesit dikur ishin pararojë në trajtim nga Shteti si në pagë edhe në moshë daljes në pension.
-Sot Shqipëria është e fundit në Europë për pagën mesatare bruto të mësuesve. (shih tabelën poshtë)
Kryeson Luksemburgu me 69,076€

Hapesire e Sponsorizuar

Zvicra me 66,972€ .Gjermania me 54,129 € dhe lista përfundon me Shqipërinë me pagë mesatare bruto të mësuesve 4233 €.

-Në lidhje me krahasimin e pagës mesatare bruto të mësuesve me pagën minimale të shteteve përkatëse,vendin e parë e ze Gjermania ku mësuesi mer 2.8 herë të pagës minimale.

Shqipëria e ka 1.5 herë të pagës minimale bruto duke lenë pas Francën dhe Greqinë me 1.4 herë të pagës minimale,Sllovakia 1.2.dhe vendin e fundit e ze Polonia me 1.1 herë të pagës minimale në vend.
-Përsa i përket numrit të nxënësve për një mësues në BE paraqitet më mirë Greqia me 8.4 nxënës për një mësues.

Në fund qëndron Franca me 18.4 nxënës/ mësues dhe Rumania me 19.2 nxënës për një mësues.
Harrojmë se: Si është rinia sot,do jetë Atdheu nesër !!!

Gëzuar 7 Marsin

Mësues dhe nxënës,pedagogë dhe studentë !
Respekt e mirënjohje për ish Mësuesit !
Lavdi të rënëve për Gjuhën Shqipe !

Jorgji SIDHERI