NE VITET E MBRAPSHTA TE 80-es – Nga Meti Fidani

Si shume shqiptare te tjere,Ramadani kishte ikur ne Australi,aty nga vitet 1930-te..Ishte djale i ri atehere,kur ka ikur nga Shqiperia.U vendos ne Melburne..Aty u martua me Athinane,me prejardhje nga Kavala e Greqise,por ne familjen shqiptare i therrisnin Hatixhe,shkurt Xhexhe..Ata linden 6 femije,te gjithe djem..

Ne Shqiperi,Ramadani, kishte nje vella e nje moter..Ata kembenin letra here pas here..Letrat e derguara nga Australia,pothuajse kishin te njejten permbajtje teksti,thuajse ishin fotokopje te njera tjetres..Xhaxha Ramadani ,kishte nje shkrim dore te mrekullueshem,te qarte dhe karakteristik..Por ai kishte frike te hapej,te shkruante shume hollesira,per Australine se kishte degjuar se letrat qe vinin nga jashte,hapeshin e lexoheshin nga sigurimi i shtetit

Ai ishte i djegur prej mallit per Shqiperine, dhe per vellain e motren e tij..Por ishte dhe disi i trembur per te marre nje udhetim te gjate.Mosha ishte njera nga arsyet,por edhe shoshitja e gjithe jetes se tij,ne rjeten e organeve shteterore shqiptare te kohes..Vec kesaj dikush duhet te conte nje mori dokumentesh ne Ministrine e Puneve te Jashtne te Shqiperise,nje pune mjaft e veshtire sepse dhe vete trasporti i udhetareve apo fjetja ne hotele ishin te veshtira..Korce-Tirane ose anasjelltas zgjaste rreth 10 ore per udhetarin e thjeshte duke u ropatur neper kamiona ,autobuza e trena..Biletat priteshin 5 dite para ,nisjes dhe per kete duhej te gdhiheshe ne rradhe tek agjensia e udhetareve..
Me i pershtatshmi per te plotesuar dokumentat e xhaxha Ramadanit,nga nje i afert i tij isha une.Kjo sepse punoja ne Uzinen e Bakrit ne Lac,ne laboratorin e koncetratit te bakrit, qe vinte nga rrethet, e kryesisht nga Mirdita..

Ne zyren konsullore ne katin e pare shtese, te Min.se Jashtme,i dorezova te gjitha dokumentet qe kerkuan per Ramadanin e familjen e tij.Me ecejaket e mia te shpeshta,u bera i shtepise ne zyren konsullore..Mbas disa muajsh u vendos qe Ramadani dhe familja e tij nuk perbenin asnje rrezik per pushtetin popullor dhe partine, dhe u pranua hyrja ne Shqiperi..I vetmi minus qe kishte Ramadani shkruhej ne dokument , ishte se ai eshte nje ndjekes i rregullt i aktiviteteve fetare,por kjo nuk ja rrezon te drejten per te udhetuar drejt Shqiperise

Aeroplani i linjes Athine-Tirane,mbriti ne aeroportine Rinasit..Rreth 10-12 veta kishim erdhur nga Korca qe ta prisnim..Mbasi autoshkalla u vendos ne pozicionin e duhur.dera e aeroplanit u hap.Doli nje i moshuar rreth te 70-ve..Hapi krahet sikur deshte te pushtonte te gjithe qiellin e Shqiperise. Doli dhe Hatixheja dhe djali i tyre 20 vjecar,..Zbriten shkallet qe te tre njeri pas tjetrit.Pastaj plaku hodhi kemben e majte ne token qe e lindi,pastaj kemben tjeter..Ngadale u ul ne dy gjunjet dhe puthi token..

Nje aeroplan i tere, vetem per tre pasagjere..E cuditshme..Dhe tre udhetare nuk eshte dhe fare keq..Kishte raste qe vinte bosh fare.Ne ishim shteti me i mbyllur ne Europe a ndoshta ne bote.Armiq i quanim dhe ata qe dilnin prej vendit,por dhe armiq ata qe hynin.Rralle gjenim miq..

Dy pilotet zbriten dhe u ulen per te pire nga nje kafe ne klubin e aeroportit..Dy djem te pamshem e te hijshem dhe te qethur bukur .Ju shkonte per shtat dhe uniforma e tyre..Pas pak do te ktheheshin fare bosh..Askush nuk do te hipte ne aeroplanin e tyre

Xhaxhain e shoqeruan per ne zyrat e kontrollit.Pas ndonje gjysem ore doli..Ai u perqafua me te vellan e te motren te cilet kishte 50 vjet pa i pare Te tre u bene nje trup,te tre te perqafuar dhe qanin nga gezimi..U takuam te gjithe duke u prezantuar.

Hapesire e Sponsorizuar

Po prisnim te vinin cantat..Mbas pak doli nje polic e tha qe dikush nga te tre udhetaret e erdhur te shkonte ne aneksin e kontrollit te bagazheve..Hyri Hatixheja..

-Keni futur shume roba ,ju shoqe- i thane
-Une do qendroj tre muaj ,pajeter qe me duhen-ju tha Xhexheja

-Jo vetem kaq por kini sjelle dhe materiale te ndaluara-dhe policet i ndanin ne njeren ane ,”te ndaluarat” e ne anen tjeter te lejuarat..Ndermjet tyre kishte dhe dhurata, ndonje kemishe apo fustan te cilat u kishin shenuar edhe emrat..Nje dhurate ishte dhe per mua..Nje dhurate simbolike por me vlere..Per mua kishin blere 2 makina llogaritese xhepi..Mbi to kishin shenuar emrin Meti Fidani
-Po keto cfare jane
-Jane 2 kalkurator-ju tha gruaja ne nje anglishte te perziere me shqipen
Dikush thirri
-Fidani te vije ketu
-Perse te duhen keto ty more djale..
-Per pune me duhen
-Ku punon

-Ne Uzinen e Bakrit ne Lac..Ne laboratorin e koncetratit
Ja ku e kam dhe vertetimin
-Mire ..Njera te takon,po e kalojme
Dhe e hodhi me inat siper kapices me tesha ,qe i kishin bere fertele, sa andej ketej
-Pse tjetren jo-ngula kembe
-Tjetren duhen shume dokumente qe ta japim,prandaj per tjetren nuk e vendosim dot sot

Gruaja vazhdonte te lutej ku shqip ku anglisht per bagazhet e saj qe tja kalonin..Ata mbajten aparatet fotografike,nje videocamera,kaseta e albume te ndryshme fotografish apo dhe veshmbathje duke thene se jane te modes borgjeze..E mbajten dhe makinen llogaritese..

Xhexheja i rimbushi perseri valixhet e saj (baulle u thoshte) dhe dolem. Kishim marre 2 taksi nga Korca,te markes FIAT polak,makina qe ju hidhnim uje 10 here rruges..Qendrimin e pare do ta benim tek 15-katshi ne Tirane..Per cudi ne vendin e pare te njeres prej makinave hipi nje i panjohur, i cili ishte ne grumbullin tone, kur prisnim turistet..

-Une do tju shoqeroj deri ne Tirane-tha- se keshtu bejme per cdo te huaj qe vjen ne Shqiperi
-Kush je ti-i thashe-pak i nevrikosur se mbeta pa vend ne makine ,ne mes te Rinasit..Si me i vogli dhe me i largeti nga te tjeret, me duhej te zbrisja

-Mos pyet shume-me tha me inat..E di tjeter kush,se cili jam une

I panjohuri e kishte mbytur me pyetje xhaxhane e sterlodhur nga rruga..Dhe ne restorantin e hotelit,ne katin e dyte ai u ul me te moshuarin ne nje tavoline vec ,diku ne nje qoshe, dhe e trullosi me pyetje e keshillime,se si te sillej ne vendin e tij e cfare te fliste e cfare te mos fliste,cfare te tregonte e cfare jo

Udhetimi deri ne Korce turistave u doli neper hunde me ato taksite rrangalla ..Ku goma, ku vaji,ku dritat ,ku karburatori..Keshtu ishin te gjitha taksite e Korces, gjithse 6-7 ne numur..Thoshin qe do vinte nje taksi e re Benz-Mercedes,por erdhi e iku xhaxhai ,dhe Mercedezi nuk u pa gjekundi
Merzitjen e turistave po e shihja qe ne ditet e para te ardhjes se tyre.Kete e dija me shume se te tjeret..Kisha lexuar shume per Australine..Ku Australia,ku Shqiperia,ku Melburne e ku Tirana,Ku Cambera ,ku Korca,aq me keq,ku fshatrat,,Kushtet me elementare te jeteses nuk i kishim..Ata ishin mesuar te laheshin disa here diten,me uje te ngrohte e te rrjedhshem ,me vaska e dushe etj.Ketu laheshin duke marre uje nga kazani me kanace apo me kapacke,sic e perdorim ne ketej nga Korca.Per shampo nuk behej fjale ..Sapun 15 leksh,i forte si tulle…Xhexheja ishte dhe peshe e rrende ,120 kile..Ajo nuk qendronte dot ne bisht ,sic i themi ne gjuhen popullore..I sajuan nje stol druri te forte qe te ulej.kur te lahej.Aq me keq Demiri 20 vjecar.

-Edhe ne burg po te isha ne Australi, do isha 100 here me mire.

.Mua me thoshte hapur,megjithese shpesh e therrisnin sigurimsat ne Korce,per ti thene qe mos fliste shume as per Australine ketu, e as per Shqiperine atje..Me dukej se po kalonte ne depresion ,megjithese i qendroja dhe shume afer duke u munduar per te bere psikologun..Ai as ne banje nuk shkonte dot..Dua leter higjenike thoshte..Nuk kishte gjekund As emrin nuk ja dinin ne Shqiperi..Vetem ne hotel-turizem kishte,por edhe atje me pakice..E shoqja e Kico Micit,shofer ne park,shokut tim te ngushte,punonte ne hotel..Ndruhesha ti thosha..Ata ishin njerez te ndershem dhe nuk mund te vidhnin letra tualeti,per hatrin tim..

Megjithate une vodha disa here..Laboratoret kishin nje lloj leter ,dhe u thoshim letra thithese,pak a shume si ato qe perdorim ne guzhine..E keqja te detyron e te vjedhesh..Shpesh edhe blija leter higjenike,prej guximtareve qe rrembenin hoteleve ne Tirane,Durres,apo dhe ne bllok,e ku ta di une nga i gjenin

Se mos mungonte vetem letra higjenike..Ushqimet ishin me liste..Nje kg mish ne muaj,nje kg djathe,nje kg vaj ,10 kokra veze ne muaj ,per cdo familje..Ne raste te tilla (ardhja e turistave) ,qe quheshin emergjente ,duhej te bridhje zyrave te keshillave popullore,te org.se partise,apo te ndermarjes tregetare.Edhe buka gjithashtu me racion.duheshin shtuar dhe 3 veta te tjere ne liste..Te gjitha keto pa u kuptuar nga turistet tane,te cilet deshem ti linim sa me te kenaqur,ashtu sic e ka tradita shqiptare dhe vecanerisht ajo korcare

Ata e pergojonin shpesh Rinasin dhe ata policet qe ju mbajten pa te drejte robat e trupit,fotografite,kasetat aparatet fotografike etj..Dhe per makinen llogaritese gjithashtu.
-Shko e kerko-thoshte xhaxhai,-mos e lere

Makina llogaritese ishte mese e nevojshme ne pune..Jo vetem mua,por te gjithe laboranteve te erdhur nga rrethet ne Uzinen e Lacit..Aty llogariteshin me deri ne te mijtat perqindjet e squfurit,bakrit e metaleve te tjera,dhe mbushnim fletore te tera me veprime matematikore , shpesh here te merzitshme..Makina llogaritese ishte lehtesia dhe ndihma me e madhe..Por njera prej tyre,mbeti atje ne Rinas..Mbas 3 muajsh ,sipas ligjit shtetezohej..

Ata te doganes kerkonin nje thes me letra per ta marre..Vertetim nga qendra e punes,shenim biografik nga keshilli popullor,vertetim nga ministri i industrise Farudin Hoxha e deri nga komiteti ekzekutiv i Krujes,mbasi Lacin e permblidhte rrethi i Krujes..Dokumente pafund,..E perse.Per nje makine llogaritese
Ndoshta ishin te panevojshme ,por keshtu i thoshte mendja doganierit te Rinasit.
Vertetimin ne Kruje nuk mund ta marr.- i thashe policit doganier..Nuk eshte aspak e nevojshme te merret kom.ekzekutiv per nje dicka kaq te vogel..

-Jo, duhet ai dokument patjeter..
Ai kishte bere gati nje proces-verbal, qe une nuk e merrja makinen,per arsye se nuk mund te plotesoja dokumentat e duhura
-Nuk e firmos-i thashe
-Makina do behet e imja..

Fati ishte me mua..Ne Kruje sollen sekretar te pare nje korcar,i cili ishte kryetar kooperative ne Devoll,dhe ishte gjithashtu mik i dajos tim te vogel,dai Perendit..Personalisht kisha nje njohje te pakte me kryetarin,mbasi isha larguar qe i vogel nga fshati

Rakos i shkova drejt e ne zyre..

Sekretarja me morri pasaporten shenoi emrin e me tha te pres..Mbusha nje formular e ne
fund bera shenimin Jam nipi i Perendit

Dai Perendi,jo se ishte komunist,por qe mjaft mikprites ,dhe me Rako Veren e lidhte me shume rakia dhe mjalti i Gramozit,per te cilin dajua ishte i pari ne Devoll e Kolonje..

-Te hyje-telefonoi sekretaren
-Zyra e Irakliut ishte perrallore..Vetem ne filma kisha pare..E veshur thuajse e gjitha me lekure ,edhe dyert,edhe muret edhe mobiljet..Rakua mu duk se ishte shendoshur jashte mase
– He ckemi ande nga Devolli,si e kam Perendin
-Mire-dhe mendova se mos bera gabim qe hyra ne kete zyre kaq moderne,per nje problem te paperfillshem..

Si ja spiegova te gjitha ,me tha te mos e vrisja mendjen se e kisha te marre makinen
E falenderova dhe dola ne sallon i djersitur nga emocionet dhe turpi..
-Prit pak-tha sekretarja
Ajo shkroi dicka ne makine shkrimi,e futi ne nje zarf e ma dha
-Coje ne Rinas

Me mjete te rastit arita ne Rinas ne oret e mbasdites..Doganieri as e kerkoi fare zarfin.
-Merre! E ma dha gjithe inat Te mos e kishe bere dhe kaq problem.
Mbasditeve Rinasi thuajse ishte si i shkrete..Asnje makine nuk pipetinte gjekundi..Vetem autobuzi i personelit ishte ne sheshin para aeroportit..
-Do me marresh deri ne Tirane,te lutem
-Po – tha shoferi,shko ulu atje ne fund

Ishte nje autobuz disi i vjeter, por mjaft modest dhe i rehatshem..Nuk kisha pare autobuz te tille ndonjehere..Erdhen 6-7 nenpunes,ndermjet te cileve dhe doganieri kokeforte,i cili nuk e priste te me shihte ne autobuz…Fat qe me morri ky shoferi se do te mbetesha ne Rinas dhe te shkoja me kembe deri ne Vore..Trenin e mbremjes qe nisej per Shkoder e arita ne kohe..Me ne fund ne, laborantet e rretheve do kishim dhe nje makine llogaritese me shume..Meti nga Puka,Maria,Gjystja,une ,do te kishim lehtesira ne llogaritjet e perqindjeve..Veprimet matematikore do ti benim sa hap e mbyll syte

Mbas disa ditesh ,me nje nga makinat e koncetratit te bakrit ,u ktheva ne Korce…Mezi prisja ti tregoja xhaxha Ramadanit, qe makinen llogaritese e morra..U gezua,por perseri e kishte mendjen tek ato te ndaluarat ,qe ja mbajten ata te Rinasit..Ai deshte te filmonte e fotogarafonte vendin e tij,njerzit e tij te malluar,bashkemoshataret e tij,por ligji komunist nuk e lejonte dicka te tille..

-Keta te vendit, i dine me mire,ato pune mor djale..Vetem me qeverine nuk ka kundershtime-dhe vazhdoi muhabetin me disa bashkemoshataret e tij ulur ne shaneshinin e odes e te mbeshtetur mbas jastekeve ..Xhaxhane e ngacmonin qe te kendonte e xheku ja merrte ndonjehere kenges..Nuk kendonte dhe aq mire,dhe kur e shikonte qe nuk i shkonte zeri thoshte
-Rradhen e kenges do ta them me nje vjershe


Kruje o qytet i bekuar
prite prite Skenderbene
po vjen si pellumb i shkruar
te shpetoje memedhene

Dinte mjaft vjersha e fjale te mencura nga rilindasit..Te gjithe e shikonin ne goje kur i recitonte.Ne fund duartrokisnin te gjithe..Plakut te urte i behej zemra mal,qe kuvendonte e kendonte me moshataret e tij pa 50 viteve

Ishte mbasdite vone dhe grate po ktheheshin nga puna ne kooperative..U lane tek cezma e vetme e mehalles dhe hyne brenda ne obor..Deshen te takoheshin me xhaxhain e ardhur nga Australia Ishte dicka e rralle per kohen, qe te vinte dikush nga jashte shtetit

-Grate hyne njera pas tjetres dhe e takuan te moshuarin pa e lene qe te ngrihej nga vendi..Pastaj qendruan ne kembe ne fund te dhomes per ta pershendoshur e per ti uruar mirseardhjen e pushime te mbara
I moshuari i pyeste nga ishin e te kujt ishin, duke permendur dhe emrat e dy-tre brezave te meparshem..I mbante mend me nje persosshmeri te cuditshme

-Qe nga puna po vini tani?-pyeti plaku
-Po
-A lodheni..Gjithe diten ne diell..Eshte e lodhshme bujqesia..Dhe ne kemi shume farma ne Australi
-Si te te themi xhaxha…Te themi qe nuk lodhemi,genjejme
-Patjeter lodheni por dhe paguheni mire,patjeter

Grate nuk folen.Ai nuk e dinte se sa ishte rroga ne kooperative..Mua me kishte pyetur sa merrja dhe i kisha thene 6-7000 lek ne muaj.Ju duken fare pak..

-Kaq pak dhe ju na prisni kaq mire..Me vjen keq te ha buken tuaj me kaq pak rroge
Une ja spiegoja se na arrijne e teprojne..Nuk desha te ligeshtohej ai plak aq i urte ,fisnik,e fjalepak
-Nuk te mbeten Ti po i prish parate rrugeve

-Jo xhaxha ,mos u merzit..Harxhimet e rrugetimit Korce-Lac,mi paguajne,po ashtu edhe fjetjen..
Grate mbeten te hutuara se nuk dinin sa ti thoshin..Do desha qe ta genjenin xhaxhane..I kishim thene se cmimet e ushqimeve ishin te ulta,fare te ulta,thuajse te paperfillshme Vetem cmimin e bukes e dinte, 40 lek,pak me shume se gjysem dollari, thoshte..E perseriste shpesh qe eshte e shtrenjte buka,por nuk e dinte se per 2 buke do punoje gjithe diten e dites,po ashtu edhe per 10 kokra veze,per nje pako kafe 50 gr,per nje kg sheqer,nje pale corape,nje kg oriz,e shume te tjera qe barazoheshin me vleren e nje dite pune..Ai vetem cmimin e bukes dite,e kishte mesuar rastesisht nga nje femije,por perseri thoshte se,mire ini,me mire se ne Australi Atje cdo gje eshte e shtrenjte..Keto te fundit dukeshin qe nuk ishin fjalet e xhaxhait,ishin e fjalet atij te panjohurit,i cili e porositi,qe diten e pare qe shkeli ne token shqiptare..

Ne Australi vuajne
-Nuk me thate sa paguheni ne ore.Sa dollare
-Me ore nuk mund ta llogarisim dot,por me 15-ditsh
Grate po pertypeshin ,e shikonin njera-tjetren
-1 dollar ne dite-u hodh e tha njera

-Saaaa!!! Plaku i hapi syte ,i hapi ,e i hapi shume, aq shume..Nuk mund te imagjinohet se sa hapen syte e njeriut,per te shprehur nje habi kaq te madhe,sidomos per nje australian.Ashtu syhapur po shikonte rreth e rrotull i cuditur
-Saaa!!- e perseriti me nje ze te dredhur ,ate saa-ne,e tij -Nje dollar?!!….Nje dollar vetem,-dhe e ngriti gishtin tregues drejt perpjete,per te treguar njeshin
-Po,- i tha gruaja me vendosmeri -nje dollar
-Nje dollar,domethene 2 buke ne nje dite pune
-Po

-Nje dollar,uan dallar,-therriste plaku ku anglisht ku shqip dhe i vuri te dy duart e tij ne koke

Ai u ngrit ne kembe,prej minderit ku ishte ulur..U ngrit me shpejtesi, me duart e vena mbi koke..Plaku i gjorre nuk e llogariti lartesine e dhomes,qe te ishte aq e ulet..Koka e 70-vjecarit goditi ne tavan me force..E cau suvane,e cau dhe rjeten prej koce kallamash,dhe koka u zhduk sa hap e mbyll syte,ne hapesiren ndermjet dyshemese se katit te dyte dhe tavanit te odes poshte .Koka e tij akoma therriste ne ate eresire,brenda tavanit,teksa copa suvaje e pluhur binin mbi minder..Kushedi cmendonte ai plak atje ne ate eresire..Me mire jam ketu,as mos shikoj e as mos degjoj se cbehet,ne kete Shqiperi te trumbetuar socialiste,ne Shqiperine e viteve 80-te,Shqiperine e lulezuar,e para ne Europe,fener ndricues ne bote,me Partine e Punes dhe shokun Enver ne krye

-Uan Dallar,o zot i madh , uan dallar..

O Zot i Madh,o Zot..

nga Meti Fidani