“Nënës”, poezi nga Agim Doçi, për dashurinë e sinqertë të nënave., Ia vlen ta lexoni!

“Nënës” është një nga poezitë më të bukura të kompozitorit të njohur Agim Doçi. Poezia trajton dashurinë e sinqertë të nënave, mbështetjen pa kushte dhe përkujdesjen e papërtuar për fëmijët e tyre.

Është një nga poezitë që i përshtaten të gjithëve, pasi të gjithë kemi ardhur në jetë nga nënat dhe padyshim dashurinë më të madhe e kemi për prindërit tanë. Për më tepër, ju ftojmë të lexoni poezinë e mëposhtme.

“Nënës”
Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroi!
Vetëm Nëna!

E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo – inati ulet
Veç nga Nëna!

Themi Nënë
kur na therr zemra!
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
Se është nënë e Dashurive
mal nga dhembja.

Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardhë si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta!

Hapi i saj i lehtë si një flutur
kur ke dhembje vjen i pari…
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!

Hapesire e Sponsorizuar