Një fëmijëri e trazuar, që krijoi një njeri të madh:, Historia e panjohur e Keanu Reeves

Keanu Reeves, ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm derisa u bë nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit. Por pak njerëz e dinë historinë e fëmijërisë së tij të vështirë dhe vështirësitë me të cilat u përball duke u rritur. Keanu Reeves lindi në Bejrut të Libanit më 2 shtator 1964.

E ëma Patricia Taylor, ishte një stiliste kostumografe. Ndërsa i ati Samuel Nowlin Reeves Jr., ishte gjeolog. Trashëgimia e tij e larmishme përfshin prejardhjen angleze, irlandeze, vendase hauajane, kineze dhe portugeze. Kur Keanu ishte 3-vjeç, prindërit e tij u divorcuan dhe më pas ai u rrit nga nëna e tij në Toronto të Kanadasë.

Keanu është më i madhi nga 4 fëmijët. Ai ka një motër të quajtur Kim dhe 2 gjysmë–vëllezër më të vegjël nga martesa e nënës së tij me Paul Aaron. Rritja në një familje kaq të madhe kishte sfidat e veta për Keanu, por nga ana tjetër i dha mësime të rëndësishme mbi qëndrueshmërinë dhe mbështetjen tek vetja, të cilat e kanë ndihmuar gjatë gjithë jetës.

Fëmijëria e vështirë e Keanu formësoi pa dyshim njeriun që është sot, që vlerëson punën e palodhur dhe këmbënguljen. Keanu Reeves pati një edukim jo të zakonshëm, duke shkuar në4 shkolla të ndryshme brenda 5 vitesh përpara se të braktiste Shkollën e Arteve Etobicoke në vitin 1985.

Pavarësisht mungesës së arsimimit zyrtar, Keanu ishte i vendosur të depërtonte në industrinë e kinemasë. Ai nisi të punonte si një asistent produksioni për filmat me buxhet të ulët që kur ishte vetëm 15 vjeç. Suksesi i tij i parë i madh erdhi në vitin 1986 kur u shfaq në videoklipin “Dangerous” nga April Wine.

Kjo u pasua nga roli i tij i parë i madh në filmin e vitit 1989 “Parenthood”, ku luan rolin e një adoleshenti problematik. Gjatë gjithë karrierës së tij, Keanu ka shfaqur një etikë të jashtëzakonshme pune dhe përpjekje për të pasur sukses, gjë që mund të shihet në të gjithë rolet e tij.

Ai punoi shumë për të ndërtuar një repertor solid të aftësive të aktrimit, dhe u bë i famshëm për shfaqjet e tij të shumta në zhanre të tilla si aksioni, komedia dhe drama. Nga rolet kryesore si në trilogjinë “The Matrix”, deri te projektet më të vogla si “John Wick”, Keanu e ka dëshmuar veten të jetë një aktor i gjithanshëm.

Ai ka arritur jo vetëm sukses përmes aktrimit, por është bërë i njohur edhe për përpjekjet e tij filantropike. Reeves është i vendosur ta përdorë famën dhe burimet e tij për të ndihmuar ata që janë më pak fatlumë se ai, dhe është i përfshirë në mënyrë aktive me disa bamirësi si “SickKids Foundation” dhe “Stand Up To Cancer”.

Hapesire e Sponsorizuar

Siç e përmendëm më lart Keanu pati një fëmijëri të vështirë. Familja e tij ndryshonte shpeshherë banesë për shkak të martesës së trazuar të prindërve të tij. Babai i tij abuzonte fizikisht me Keanu dhe nënën e tij, duke e detyruar të ëmën të bënte disa punë për të mbajtur familjen.

Në këto kushte, Keanu i mungonin udhëzimet prindërore dhe shpeshherë jetonte me të afërmit për periudha të gjata kohore. Pas divorcit të prindërve dhe zhvendosjes në Kanada, Keanu gjeti mundësinë e vetë-shprehjes në fusha si muzika dhe artet marciale, të cilat e mbajtën atë të fokusuar në përmirësimin e vetvetes në vend se të zhytej në dëshpërim.

Ai shkonte mirë në shkollë, pavarësisht se ishte i rrethuar nga bashkëmoshatarë që nuk ndanin ambiciet apo motivimin e tij. E la shkollën në moshën 18-vjeçare për shkak të problemeve financiare, por kjo gjë vetëm sa e forcoi vendosmërinë e tij.

Ai u regjistrua në disa kurse aktrimi dhe kreu punë të ndryshme të çuditshme, derisa më në fund depërtoi në Hollywood në moshën 24-vjeçare. Puna e tij e palodhur dhe përkushtimi u shpërblyen kur luajti në shumë filma të suksesshëm si “Point Break”, “Speed”, dhe nëtriologjitë “The Matrix” dhe “John Wick”. Këto suksese e kthyen atë në një nga aktorët më të kërkuar në Hollywood.

Historia e tij e suksesit, është një frymëzim për shumë njerëz që janë përballur me beteja të ngjashme gjatë fëmijërisë së tyre. Nëpërmjet këmbënguljes së tij, mbështetjes te vetja dhe vlerësimit për jetën, Keanu është bërë një frymëzim për të tjerët që kërkojnë të kapërcejnë vështirësitë ose të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht rrethanave të vështira. Udhëtimi i tij shërben si një kujtesë se me përkushtim dhe punë të palodhur çdo gjë është e mundur,pavarësisht se sa e vështirë mund të duket në fillim. / bota.al