Një foto historike – Njerëzorja triumfoi mbi detyrën çnjerëzore!

Një foto historike – Njerëzorja triumfoi mbi detyrën çnjerëzore!

Kjo foto është shkrepur në Berlin, në 13 gusht 1961, ditën kur rusët, që okuponin pjesën lindore të qytetit, vendosën të ndërtonin Murin e Berlinit, me qëllim që të pengonin gjermano-lindorët që kalonin masivisht në Perëndim, në anën tjetër të qytetit, që kontrollohej nga Aleatët.

Në foto tregohet një ushtar gjermano-lindor që ndihmon një fëmijë të vogël të kalonte në Perëndim dhe t’i bashkohej prindërve të tij që kishin kaluar, një ditë më parë, në anën tjetër, pa mundur ta marin fëmijën e tyre me vete. (Pati shumë raste të tilla). Fatmirësisht fëmija kaloi.

Por historia nuk mbaron me kaq. Kur Muri i Berlinit u shemb (9 nëntor 1989) dhe gjermanët lëvizën lirisht në të dy pjesët e qytetit, vogëlushi i dikurshëm (djali i fotos), e sheh rastësisht në rrugë bamirësin e tij, ushtarin që i ndërroi krejt jetën e tij, e njohu përnjëheresh (kujtesa e fëmijës në raste të tilla është e pagabueshme), i dha të njohur dhe të dy u ulën diku, në një klub aty afër për t’i treguar njëri-tjetrit si i kishin kaluar 30 vjetët e shkuara.

Djali qe bashkuar me prindërit e tij, kish kryer studimet e larta në Mynih për mjekësi dhe ishte bërë një mjek i njohur, ndërsa ushtari i dikurshëm, bamirësi i tij, për veprimin që bëri për ta ndihmuar djalin të bashkohej me prindërit, kishte dalë përpara një gjykate ushtarake dhe ishte dënuar me disa vite burg. Pas burgut punonte në një fabrikë këpucësh, kish mbetur beqar, por “faji” që kish ndihmuar një “armik” e ndoqi pas gjithë ato vite.

Sa raste të tilla të ngjashme ka edhe historia jonë. Tragjedi të vërteta që shpiegojnë, ndonse pjesërisht, edhe gjendjen në të cilën ndodhemi.

Klodi Stralla

Hapesire e Sponsorizuar