Njeriu që e bëri Al Caponen me tre gërvishtje, sepse komentoi të pasmet e motrës së tij.

Frank Galluccio – Njeriu që e bëri Al Caponen me tre gërvishtje, sepse komentoi të pasmet e motrës së tij.

Në 1917 18-vjeçari Al Capone punonte në klubin e natës të mafiozit Frankie Yale. Një natë, një kriminel mafioz lokal, Frank Galluccio, i cili po shoqëronte motrën e tij të bukur, vizitoi dyqanin. Capone, feminist që në moshë të vogël, iu afrua motrës jashtëzakonisht të hijshme të Galluccio dhe me zë shumë të lartë, e komplimentoi për të pasmet. Galluccio, kur dëgjoi komentin seksist, nxori një thikë. Capone kërkoi falje, por vëllai i tij i ofenduar bëri tre shenja të pashlyeshme në fytyrën e tij.

Shënjestroi qafën, thanë shumë por Galluccio duhet të ketë qenë pak i dehur atë natë dhe dora e tij ishte e paqëndrueshme. Al Capone shpëtoi paq. U dërgua menjëherë në spital, ku iu bënë 30 qepje. Shenjat e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij. Për shkak të tyre, mori pseudonimin, “Njeriu me shenjë”, të cilin ai vetë e urrente.

Në foto gjithmonë tregonte anën e djathtë të fytyrës së tij, për të fshehur shenjat. Kurdoherë që i duhej t’u referohej shenjave, thoshte se ishte plagosur në një betejë në Luftën e Parë Botërore. Kur shkoi në moshë më të madhe shtypi përdori shenjat për të treguar se sa i vështirë dhe i ashpër ishte Capone.

Por Capone, i cili ishte gjithmonë i veshur mirë dhe shumë i kujdesshëm për pamjen e tij, nuk gëzohej aspak dhe së shpejti, megjithëse të gjithë e dinin kush ishte shënjuesi, askush nuk guxonte ta quante ashtu përpara tij.

Vdekja e vëllait të tij të dashur.

Alfonso Gabriel Capone u lind më 17 Janar 1899 në New York. Prindërit e tij ishin emigrantë nga Italia dhe kishin 9 fëmijë. Askush nuk priste që fëmijët e kësaj familje të bëheshin kriminelë 9 vëllezërit kishin një fëmijëri krejtësisht normale. Babai i tij Napolitan ishte berber i cili u transferua në Brooklyn. Jetonin një jetë të vështirë, por të ndershme.

Sidoqoftë, Al, i cili ndoqi një veprimtari kriminale, joshi dy vëllezërit e tij të tjerë, Ralph dhe Frank, të cilët e ndihmuan të ndërtonte perandorinë e tij të krimit. Frank vdiq më 1 Prill 1924, nga dora e policisë. Al, ditën e varrimit të tij, ishte i pangushëllueshëm dhe urdhëroi që asnjë nga dyqanet që drejtonte në Çikago të mos hapej atë natë, në shenjë zie.

Hapesire e Sponsorizuar

Ditën që i vdiq vëllai, Al Capone fitoi kontrollin e periferisë së Çikagos. “Guri i shahut” i Capone-s sapo ishte zgjedhur kryetar i bashkisë së periferisë së Ciceron, pas zgjedhjeve më të korruptuara në historinë e qytetit. Vitin pasues, dominimi i të “Shënjuarit” në botën e nëndheshme të Çikagos ishte i padiskutueshëm. Mentori dhe bashkëpunëtori i tij, Johnny Torrio, u tërhoq dhe ia dorëzoi frenat Al Capone, atëherë 26 vjeç.

Gangsteri legjendar, i cili sundoi në Çikago në vitet 20-të, ishte i njohur gjithashtu si “Robin Hood modern” sepse dhuronte shumë nga pasuria e tij për bamirësi. Sa më shumë i frikësoheshin, aq më shumë e adhuronin. Edhe pse vepronte ilegalisht, ishte një nga njerëzit më të njohur në Çikago.

Veshja e tij karakteristike, kostumi me shirita me kapelën e vendosur shtrembër në kokë, u bë pikë referimi e gangsterëve në filmat e Hollivudit, megjithëse në të vërtetë jo të gjithë kriminelët mbanin kapelën e tyre në atë mënyrë.

Masakra e Ditës së Shën Valentinit.

Keqbërësi më i madh i kohës së tij ishte shumë i popullarizuar, por humbi mbështetjen e publikut pas “Masakrës së Ditës së Shën Valentinit”. Ishte episodi që shënoi karrierën e tij dhe ua bëri të qartë të gjithëve se ishte një kriminel i pamëshirshëm dhe jo një biznesmen “i çrregullt”. Episodi më i përgjakshëm i karrierës së tij ndodhi më 14 Shkurt 1929. Betejat e pafundme të bandave të Çikagos kishin arritur në pikën pa kthim dhe Capone e mori situatën në duart e tij.

Me urdhrin e tij, shtatë anëtarë të bandës së Baggs Moran u ekzekutuan me gjakftohtësi. Ekzekutorët u maskuan si oficerë policie dhe u shtirën sikur bastisën magazinën ku ishte mbledhur banda. Atyre iu tha të qëndronin përballë murit dhe i “sharruan” me mitraloza. Menduan se kreu i bandës, Baggs Moran, ishte mes tyre, por si përfundim nuk ishte. Fotot u botuan në gazeta dhe brutaliteti i paparë i ekzekutimit tronditi publikun.

Askush nuk u akuzua për sulmin dhe emri i Capone nuk u lidh kurrë me çështjen, megjithëse të gjithë e dinin se ai kishte dhënë urdhrin. Sidoqoftë, pas një vrasjeje të tillë, askush nuk guxoi të dilte kundër gangsterit të madh.

Capone ishte shpallur fajtor disa herë, por papritmas “u pritej fjala” gjithë dëshmitarëve që do të dëshmonin. Arritën ta “kapnin” në 1931. Gangsteri më i madh i dekadës shkoi në burg, jo për vrasje të panumërta, importim të paligjshëm të alkoolit dhe prostitucionit, por për evazion fiskal.

U dënua me 11 vite burg. Në 1934 u transferua në burgun legjendar Alcatraz, ku qëndroi deri në lirimin e tij në Nëntor 1939. Shëndeti i Capone ishte përkeqësuar.

Ishte prekur nga sifilisi nga një e dashur e vjetër dhe sëmundja ishte në fazë të avancuar. U tërhoq në shtëpinë e tij të pushimeve në Florida, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Vdiq më 25 Janar 1947, duke mos u kthyer më në jetën e tij të trazuar të vjetër.

Shumë nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij morën pjesë në varrimin e tij. Capone, edhe pse kriminel gjithë jetën e tij, kishte mbështetjen e familjes dhe miqve të tij deri në fund.

Megjithëse kërkuam shumë, nuk e morëm vesh nëse në fund, kur u bë i plotfuqishëm, u hakmor apo jo ndaj atij që e shënjoi, Frank Galluccio ….🤔🤔🤔