Pavaresisht se disa here kemi nostalgji per te kaluaren e femijerise dhe rinise, madje edhe shkruajme, nuk duhet te harrojme kalvarin e jetes qe kemi kaluar ate kohe

Pavaresisht se disa here kemi nostalgji per te kaluaren e femijerise dhe rinise, madje edhe shkruajme, nuk duhet te harrojme kalvarin e jetes qe kemi kaluar ate kohe.
Nuk duhet te harrojme ushqimet, bylmetin, vezet, mishin me tollona, nuk duhet te harrojme rradhet e gjata me ore te tera te qumeshti qe ne tre te mengjesit maksimumi dy litra, te vajguri…me pas do te shkonim ne pune 15 minuta me perpara se do te behej gjimnastika e mengjesit si ne Universitet ashtu edhe ne pune.
Te respektonim orarin me rigorozitet, te punonim me parullen 8 ore pune e jo 8 ore ne pune. Nuk do te harrojme kycjen e gojes dhe porosite e prinderve se: “dhe muri ka veshe”.
Nuk do te harrojme iluzionet per nje jete me te mire dhe shpresat e humbura.
Aksionet e rinise ne ndertim rruge, hekurudha, ndertesa me kontribut vullnetar zboret. Dhe ato pak gezime qe kishim duhej te autocensuroheshim, perndryshe kushedi ku fluturonim.
Per ate kohe cdokush nga brezi yne ka meteriale te bolleshme per te shkruar romane. Por fatkeqesisht populli yne qenka i mallkuar te vuaj ne cdo sistem e ne cdo qeverisja.
Nga N. Baushi/Na Ishte Dikur
Hapesire e Sponsorizuar