Për herë të parë në 103-vite, një vajzë me flokë të shkurtër fiton Miss Francën

20-vjeçarja Eve Gilles nga Nord-Pas-de-Calais u kurorëzua fituesja konkursit francez të bukurisë para 7.5 milionë shikuesve televizivë.

Ajo u cilësua si Miss-i i parë me flokë të shkurtër që fiton kurorën në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

Por gjyqtarët e konkursit të bukurisë Miss France u kritikuan për zgjedhjen e një vajze me flokë të shkurtër, ndërsa të gjithë fitueset e mëparshme kishin flokë të gjatë dhe me shkëlqim.

“Ne jemi mësuar të shohim miss-e të bukura me flokë të gjatë, por unë shkova për një pamje androgjene me flokë të shkurtër,” tha e kurorëzuara, duke e quajtur fitoren e saj një fitore për “diversitetin”.

“Askush nuk duhet të diktojë se kush jeni”, duke shtuar se çdo “grua është e ndryshme, ne të gjithë jemi unikë”.

Fituesi i konkursit zgjidhet me votim publik dhe një juri. Ndërsa fituesja 20-vjeçare doli e treta në votimin e publikut, paneli i gjyqtarëve e shtyu atë në vendin e parë./abcnews.al

Hapesire e Sponsorizuar