Përkeqësohet gjendja e Celine Dion

Gjendja shëndetësore e këngëtares ikonë Celine Dion është përkeqësuar. Motra e saj, Claudette ka zbuluar se artistja kanadeze ska më kontroll mbi muskujt e saj.

Një vit pasi këngëtarja u detyrua të anulonte turin e saj botëror dhjetorin e kaluar, e motra u shpreh se mund të kalojë pak kohë përpara se 55-vjeçarja Celine të kthehet në skenë pas betejës së saj me një çrregullim neurologjik të quajtur sindroma e personit të ngurtë.

Gjendja e Celine, e cila është progresive dhe e pashërueshme, bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore dhe ndikon rëndë në lëvizshmëri.

“Ajo po punon shumë, por nuk ka kontroll mbi muskujt e saj. Ajo që më thyen zemrën është se ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar”, tha Claudette për 7 Jours. “Ajo gjithmonë ka punuar shumë. Është e vërtetë që ashtu si ne, edhe synimi i Celine është rikthimi në skenë. Por nuk e dimë se kur.”

Claudette ka treguar më parë se pavarësisht se ka punuar me “kërkuesit më të mirë në këtë fushë”, motra e saj ka parë pak përmirësim në shëndetin e saj.

“Ne nuk mund të gjejmë ndonjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

Njerëzit që vuajnë nga sindroma e personit të ngurtë (SPS) mund t’i kthejnë të sëmurët në “statuja njerëzore”,’ duke i lënë ata të luftojnë për të ecur ose për të folur.

Hapesire e Sponsorizuar

Gjendja, e cila mendohet se prek vetëm një në një milion njerëz, mund të çojë gjithashtu në spazma që gjenerojnë forcë të mjaftueshme për të thyer kockën.

Zakonisht, pacientët diagnostikohen rreth moshës 30-50 vjeç dhe kryesisht janë gra.

Artistja zbuloi diagnozën në dhjetor 2022 përmes një postimi të përlotur në Instagram dhe muaj më vonë anuloi turneun e saj botëror, i cili ishte planifikuar të fillojnë në fund të vitit 2023.

Por pavarësisht dhimbjes së Celine Dion, ajo nuk heq dorë nga planet për t’u rikthyer në skenë, sipas motrës së saj./Panorama/