Pije që largon stresin dhe përmirëson humorin

Ndoshta më në fund, përgjigja për t’u përballur me simptomat gjithnjë e më të shpeshta të depresionit nuk fshihet në një kuti me ilaçe, por në një pije të thjeshtë, të shijshme dhe të shëndetshme me shumë përfitime për trupin.

Bëhet fjalë për çajin jeshil japonez Matcha, i cili përdoret shpesh nga murgjit budistë me synimin për të ruajtur qetësinë e tyre, në mënyrë që të mund të përballojnë orët e gjata të meditimit.

Përdorim i çajit tradicional japonez nuk është aspak i rastësishëm, pasi Matcha është veçuar për përfitimet që mund t’i ofrojë shëndetit të njeriut, pasi, ndër të tjera, përmirëson humorin, ndihmon në shëndetin mendor dhe redukton stresin.

Studiuesit nga Japonia kanë kryer një studim të ri, për të zbuluar në mënyrë specifike përfitimet e mundshme kundër depresionit të këtij çaji.

Depresioni është sot çrregullimi mendor më i përhapur në mbarë botën, ku numri i njerëzve që përballen me simptoma depresive po rritet në një shkallë dramatike.

Megjithëse shkaqet e depresionit ndryshojnë midis individëve, sëmundja mendore zakonisht i atribuohet një rënie në dopaminën e trurit, një hormon neurotransmetues që luan një rol kyç në përmirësimin e humorit dhe nxitjen e ndjenjave të gëzimit dhe lumturisë./Panorama Plus

Hapesire e Sponsorizuar