Nga: Mara Venier
“Ditën kur nëna ime, Elsa, më tha: ‘Mirëmëngjes, zonjë’, kuptova se ai ishte fillimi i fundit.
Do të jepja gjithçka sot që të bisedoja vetëm pesë minuta me të… Nëna ime ishte një grua plot me dashuri, energji dhe pasion.
Ajo ishte streha ime e sigurtë.
Unë mund të dukem si një person i lumtur, i gjallëruar, ama vuaj njësoj si të tjerët. Shumë persona as që e dinë se çfarë fshihet pas buzëqeshjes sime.
Eksperienca me të sëmurët me Alzheimer të shënjon dhe të bën të kuptosh shumë gjëra.
Të mëson rëndësinë e atyre aspekteve në jetë, të cilat vlejnë realisht. Është një sëmundje që shkatërron jo vetëm personin që e vuan, por edhe familjarët e tij.
Nëna ime, jeta ime, kur të mendoj, më mungon pamasë”.