Qemal Karaosmani (Junior)/ Jehona e Kongresit të Elbasanit, Kongresi i Shqipes.
Gëzuar 7 Marsin të gjithë Mësuesve.!
(Kongresi i Elbasanit apo Kongresi i Shkollave Shqipe u mbajt nga 2 deri 10 shtator të vitit 1909 në qytetin e Elbasanit, në godinën historike të shkollës së Kalasë. Kongresi ka rëndësi historike për vendimet që mori në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe, zgjedhjen e dialektit t Elbasanit si gjuhë kombëtare, si dhe themelimin e Shkollës Normale të Elbasanit, e cila u hap vetëm tri muaj më vonë, në dhjetor 1909. Kongresi gjithashtu trajtoi probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe)
Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit.!
Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset.! Me vendimet që mori e la emrin e tij të pavdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohëshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero) do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”. Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.!
Komisionit i Shkollës Normale i dalë nga Kongresi i Elbasanit;1909.

Nga e majta, lart: Ahmed Dakli, Qazim Hydi, Rrapush Demeti, Andon Beça, Ibrahim Buçi, Hasan Çiftja.
Nga e majta, ulur: Sheh Sheguni, Qemal Bej Karaosmani, Papa Janaqi.!


/Neutrale



