Restoranti më i çuditshëm në botë, në Tiranën komuniste

Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës filloi të ndërtohej në vitin 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, përgjatë festës së Krishtlindjeve. Ajo është kishë jezuite e stilit roman.

Historiani Hasan Bello shkruan: “Një dhuratë jashtëzakonisht të bukur katolikët e Tiranës e morën me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1939.

Kjo dhuratë ishte kisha e Zemrës së Krishtit në bulevardin “Mussolini” (sot Rruga e Kavajës), arkitekt i së cilës ishte prof. Giovanni Santi.

Altari i kishës ishte dhuratë e Atit të Shenjtë, dritaret iu dhuruan jezuitëve nga kontesha Maja Jacomoni di San Savino, bashkëshortja e Mëkëmbësit, ndërsa ikonostasin për altarin e ritit ortodoks e dhuroi avokati Terenc Toçi”.

Por më 1967 në Shqipëri frynin erërat rrënuese të ateizmit. Për një farë kohe kisha u kthye ne restorant për tu shndërruar më pas në kinoteatër, me emrin “Rinia”. Fasada u prish dhe u bë drejtkëndëshe, për të humbur formën e kishës.

Aktualisht Kisha është rikthyer në identitet të plotë.

Hapesire e Sponsorizuar