Rrëfimi i fundit i Sherif Merdanit, pak para se të ndahej nga jeta

NGA UVIL ZAJMI

“Nuk mund të jem pjesë e një Partie që ruan mitin e Enver Hoxhës, njeriut që shkatërroi vendin dhe e bëri Shqipërinë burgun e vuajtjeve të jashtëzakonshme. Përpjekja për të ringjallur atë, për të vënë në piedestal njeriun e turpit e të degjenerimit, është sa mjerane aq dhe e turpshme”.

Monologu i Alketa Vejsiut në skenën e “Aristonit” tre vite më parë, do ta përlotte kantautorin tashmë të ndjerë, Sherif Merdani. Ajo tha gjithë sa ai dhe i gjithë brezi i tij do të kishin dashur të thoshin… Ai brez që do të dënohej, përndiqej vetëm sepse dëgjonte këngët italiane, angleze… Ditët e Festivalit të San Remos e kthyen pas në kohë, atëherë kur ai, i sapodalë nga burgu, ndoqi nga afër këtë festival, që për të e shqiptarët ishte një ëndërr. Një ëndërr, por edhe një “mallkim” për këdo që do ta ndiqte e imitonte.

Në një intervistë të marrë dy vite më parë kantautorit të njohur Sherif Merdani (pak muaj para se të ndahej nga jeta), ai tregonte vitet kur në Shqipëri dëgjohej San Remo. “Në vitet ‘70-të, edhe shteti shqiptar komunist dërgonte njerëzit e tij të besuar për të ndjekur Sanremon”, dëshmonte këngëtari njohur, ish-i dënuari politik, që vuajti 16 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Në intervistën e tij që po e publikojmë më poshtë, ai tregonte që nga vitet e errëta të burgut e deri në ditën kur do të takonte Pipo Baudon e Xhani Morandin. Baudo nuk pranoi që historia e kantautorit shqiptar Sherif Merdani, të tregohej në skenën e Aristonit, pasi ajo ishte tepër e trishtueshme… “Ishte logjike, nuk donte që me historinë time të trishtonte italianët në natën më argëtuese të tyre”, shprehej Merdani.

Por historia e tij nuk mbeti në heshtje. Për të shkruan gazeta e revista italiane. “Çfarë kishte bërë Merdani, ishte vrasës, vjedhës, apo keqbërës? Faji i vetëm i tij ka qenë se admironte, dashuronte Minën e Morandin, e t’i dëgjoje ato ishte e ndaluar… ‘Për muzikën italiane nuk mund të flisje në Shqipërinë komuniste-marksiste të Enver Hoxhës dhe ky ishte një faj i madh’, thotë Merdani i dënuar me 16 vite burg, tashmë në ambasadën shqiptare në Romë”, shkruan revista “Visto”. Kantautori Merdani ndjek me vëmendje çdo edicion të Sanremos dhe emocionohet për çdo sukses të shqiptarëve në atë skenë, që nga Elsa Lila, tek Ermal Meta e Alketa Vejsiu, që me monologun e saj, përfaqësoi të gjithë atë brez të djegur shqiptarësh, që në ditët e izolimit të thellë, gjenin ngushëllim në tingujt e valëve të radiove italiane që vinin nga përtej detit. “Një shpresë e humbur, por e rigjetur vetëm falë Zotit”.

Z. Merdani, kur u caktuat të shërbenit në ambasadën tonë në Romë?