aboutus

Rreth NaIshteDikur.com

NaIshteDikur.com është portal informativ në gjuhën shqipe i fokusuar kryesisht në mbulimin me lajme dhe artikuj kulturor, historik. Ky portal u themelua më 1 Gusht 2012, me qëllim që të bëhet një medium informatik mbi historinë, ngjarjet historike nga kultura, historia, sporti,trashëgimia. Një portal jo-politik, i pavarur dhe duke synuar gjithmonë që me ndershmëri të zhvillojë detyrën e një mediumi të dashur për lexuesin shqiptar.

 

Portali NaIshteDikur.com vjen tek ju në kohë reale me shumë artikuj, dosje, komente, analiza e reportazhe të ndryshme, lexuesit do të kenë mundësi të kyçen në këtë mozaik informacioni për tu informuar në çdo kohë për të gjithë artikujt nga Shqipëria dhe bota shqiptare jashtë kufijve. Nëpërmjet këtij mediumi synohet që të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të opinionit publik në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme.

 

Materialet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe, nëse nuk specifikohet ndryshe, nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë qëndrime zyrtare të ndonjë grupimi, por vetëm pikëpamje personale të administratorëve ose të autorëve të shkrimeve/artikujve në faqe.

Kjo faqe është përpjekje modeste për të paraqitur ngjyra të zbehta apo të forta, kujtime të hidhura apo të magjishme kryesisht të gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri, dhe si e tillë ka vend për përmirësime të vazhdueshme.

Autorët e saj e krijuan atë të shtyrë jo vetëm nga nderimi i thellë për brezin paraardhës, respekti për brezin e tyre por dhe për t’i treguar se kush ishim dhe atyre që na pasojnë.

Kjo është një faqe e krijuar pa ndonjë motiv të veçantë nostalgjie e dashurie për një periudhë e cila ka shkuar e tashmë për fat të mirë nuk mund të kthehet më.

Për të gjitha këto, janë të mirëpritura të gjitha vërejtjet, sugjerimet e materialet e mundshme, në mënyrë që kjo faqe të jetë përherë në nivele të larta.

Top Img back to top