Rriti e vetme 4 fëmijë nga dy martesat e vajzës, mbesa rrëfen për gjyshen “heroinë”

Aleksandra ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” gjyshen e saj, Lilianën. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 20-vjeçarja nga qyteti i Korçës nis të tregojë historinë e ndërlikuar familjare. Prindërit kishin sjellë në jetë një djalë të cilin e kishin lënë te gjyshja nga mamaja e Aleksandrës, Liliana.

Më pas ata i drejtohen Greqisë ku vjen në jetë Aleksandra dhe kur vajza ishte 8-muajshe, prindërit ndahen për shkak të konflikteve. Gruaja zbuloi tradhtinë bashkëshortore të burrit dhe vendos të kthehet në Shqipëri.

Aleksandra dhe vëllai rriten nga gjyshja, ndërsa nëna e tyre shkon të punojë në një qytet tjetër. Dy fëmijët nuk kanë komunikim sistematik me babain e tyre dhe Aleksandra tregon se e ka takuar për herë të parë në moshën 14-vjeçare, me kërkesë të gjyshes. Të dy prindërit ndërkohë kishin krijuar jetën e tyre pas ndarjes.

Ardit Gjebrea: Babi krijoi një familje tjetër?

Aleksandra: Po, babi krijoi një familje të re. Nga ajo martesë që krijoi solli në jetë edhe një djalë tjetër.

Ardit Gjebrea: E ke njohur vëllain?

Aleksandra: Jo.

Ardit Gjebrea: Jo, fare. Jeton në Greqi?

Hapesire e Sponsorizuar

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Por të njëjtën gjë bëri edhe mami. Papritmas mami krijon një familje tjetër. Si u ndietë ju kur e morët vesh?

Aleksandra: U ndjemë pak keq, më keq u ndie gjyshja.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Aleksandra: Se mendonte që tai që do krijohej familja e re, ajo nuk do kishte mundësi të na takonte, të kujdesej, nuk do na ndihmonte më ne.

Ardit Gjebrea: Por?

Aleksandra: Vërtet kështu ndodhi.

Ardit Gjebrea: Ah vërtetë?

Aleksandra: Sepse mami krijoi familjen e saj dhe nuk punonte më dhe nuk kishte ndihmë që edhe ne të na sillte.

Ardit Gjebrea: Nga kjo martesë pati fëmijë të tjerë?

Aleksandra: Po, janë dy fëmijët e tij. Dhe ata gjyshja i ka rritur për shkak se..

Ardit Gjebrea: Gjyshja?

Aleksandra: Po.

Ardit Gjebrea: Gjyshja jote?

Aleksandra: Prandaj them se ajo është heroina jonë se ka rritur 4 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ndenjën me bashkëshortin mami dhe fëmijët?

Aleksandra: Jo dhe kjo domethënë për arsye të dhunës fizike, ai pinte alkool dhe përsëri erdhi ndarja edhe me bashkëshortin e dytë që mori.

Ardit Gjebrea: Mami u kthye në shtëpi?

Aleksandra: Mami u kthye në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Si ishte raporti me gjyshen?

Aleksandra: Raporti me gjyshen ishte shumë mirë derisa…

Ardit Gjebrea: I mamit?

Aleksandra: Po, i mamit. Filloi nëna të kishte pak kërkesa dhe me të drejtë se nuk kishte asnjë të ardhur, asnjë mundësi dhe i tha që të shkojë të punojë se dhe vetë nuk ia dilte dot./tvklan.al