Sakrificat e një nëne: I kam rritur djemtë me gjakun e trupit, kam punuar si qeni. Më varej lëkura nëpër dafina…

Serija është një nënë që ka punuar 29 vjet për t’i siguruar një jetë të rehatshme 3 djemve të saj. Për 18 vjet ajo shleu kredi vetëm që të arrinte t’iu blinte secilit një banesë. Por në “Shihemi në Gjyq” e ka sjellë konflikti me djalin e vogël, Julianin, për të cilin thotë se e ka mashtruar.

Serija nis të rrëfejë në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kredia e shtëpisë për Julianin është mbyllur vetëm 4 vjet më parë. Asokohe, Serija pati probleme shumë të rënda shëndetësore.

Serije: Kur mora të këtij, unë u sëmura me tension në sy, me aritmi, nga variçet, me trombozë po dhe kur të arrijë puna do jua sjell të tëra me karta këto që kam bërë. Shqetësimi i madh që unë u sëmura dhe fillova të vija këtu.

Si ia mora hyrjen këtij, desha t’ia mobiloja të tëra përnjëherë që t’i ngjisja lart dhe të mos vuanin për fijen e shkrepëses. Unë për veten time kam vuajtur shumë. Nuk kam nga t’ia nis se i kam vuajtur vetë dhe nuk desha që të vuanin djemtë as për kaq. Iu kam marrë shtëpi, iu kam nxjerrë patentat, iu kam blerë makina, i kam rritur me gjakun e trupit. I kam rritur e kam punuar si qeni.

Juliani tenton të ndërpresë nënën, por ndërhyn moderatori Ardit Gjebrea duke i kërkuar të respektojë gjendjen, dhimbjen dhe sakrificën e saj sepse gjatë gjithë rrëfimit Serija ngashërehet.

Serije: Pastaj si u sëmura që vija për operacion këtu, mendoja vetëm për bankën, thoja bobo si do ta laj. Unë i merrja mjekimet që t’i bëja në shtëpi, unë i bëja në Pazar se mua më njihnin në Pazar klientët. Rrinte afër meje djali, por këtë nuk e njihte njeri. E pyesnin “ku e ke mamanë”, “nuk është”, i thoshte ky. Ato i thoshin “do vijmë të marrim kur të vijë mamaja”. Dilja nga e keqja, iu thosha klientëve jam e sëmurë, po lë djalin.

Eni Çobani: Çfarë shisnit ju zonja Serije?

Serije: Erëza shisja unë. Rigon.

Hapesire e Sponsorizuar

Eni Çobani: Pra 29 vjet ju keni shitur erëza apo jo?

Serije: Malet e Gjirokastrës e të Përmetit, deri në Memaliaj të Tepelenës i kam gjezdisur vetë moj Eni sa më mbeteshin duart nëpër dafina moj Eni, më varej lëkura kështu.

Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë:

/tvklan.al