“Sallat e 83 shteteve të Europës i ka befasuar”, poeti Agim Doçi, flet për humbjen e Kabashit

Poeti i njohur, Agim Doçi ka folur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Ai ka treguar gjatë një interviste se kanë qenë miq shumë të mirë bashkë dhe do të mbetet në memorien e tij si “Nderi i Kombit”.

Doçi theksoi se Kabashi ka qene i pari pas komandantit të diktaturës që përmes rolit të Sokratit ka ngritur në këmbë të gjithë Pallatin e Kongreseve. Ai shtoi se Kabashi ka ngritur dhe sallat e 83 shteteve në të gjithë Europës.

“Mirushi ndërroi jetë si ‘Nderi i Kombit’ dhe i tillë do të mbetet në kujtesën time, por në zemrat tona, unë do të përmend intepretimin e përsosur e Mirushit në veprën e Dhimitër Paskos ose Mitrush Kutelit.

Atë porosi nga arkivat e ka nxjerrë Mirushi, me porosi të skenaristit së ngjarjes më të madhe kombëtare në vitin ’98, ‘Kosova djep lirie’, të cilën ai e recitoi.

Me Mirushin miqësia ka qene e madhe sepse ishte mirënjohës. Dihet që mirënjohja është një lloj bime që nuk mbin në çdo lloj are. Këtë Mirushi e kishte të tijën. Me ‘Apologjinë e Sokratit’, ai befasoi Pallatin e Kongreseve që e ngriti në këmbë.

Zakonisht Pallati i Koncerteve që i thotë Gjebrea, është ngritur në këmbë kur fliste komandanti. Vetëm Mirushi e ka ngritur atë sallë me 2434 spektatorë. E donin Mirushin, që sallat e 83 shteteve të Europës, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali, Hollandë, Danimarkë, Norvegji, i ngrinte Mirush Kabashi në këmbë”, u shpreh Doçi./sot.com.al

Hapesire e Sponsorizuar