Shkodrës – nga Senada Nikshiqi

Shkodrës – nga Senada Nikshiqi

Sa e bukur je
Pash hatër t’Zotit
Ngrihesh madhështore
Si një nuse motit

Je ma e bukura lule
Je kopsht me lule bore
Dikur t’kanë pas thanë
Shkodër moj dashnore

Je shkodra Migjenit,Koliqit,
Fishtës,Mjedës
Do jesh e bijëve te mij
Do jesh për jetë të jetës

Kur m’pyesin për ty,
Mbushem me frymë plot
Du me i zgjedh fjalët
Du me të dal për zot

Ti i ke buzët e kuqe
Me rruaza ne qafë
Sytë i ke blu
Kurorë ke një Rozafë!

Hapesire e Sponsorizuar