FAIK KONICA
“Dhe mbasi fola me shkrimtarët, do të ju thom një gjë: kam vënë re se librat e lutjeve fetare, ndërsa kanë lutje për çdo shkollë e zanat, s’kanë ndonjë lutje të veçantë për shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por ngandonjë herë më hypën zjarri për një besim të shkurtë.
Jam tani në një gjendje të tillë dhe kam gatuar një lutje të shkurtër, të cilën, ju kërkoj leje t’a këndoj. S’ka të bëjë me asnjë fe të veçantë, dhe njerëz të çdo feje mund ta pranojnë:
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë! Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë përmbi të. Frymëzona me një ndjenjë të ngrohtë të drejtësisë, që të flasim jo vetëm me paanësi, po edhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit.
Ashtu Qoftë!”
Marrë nga Marina Shestani-Brushtulli
