Dark Light

Blog Post

Na Ishte Dikur > Histori > Shqiptarët janë mësuar të hanë bukë misri dhe se gruri tek ata përdoret vetëm për gatime dytësore

Shqiptarët janë mësuar të hanë bukë misri dhe se gruri tek ata përdoret vetëm për gatime dytësore

E çuditshme: Shqiptarët janë mësuar të hanë bukë misri dhe se gruri tek ata përdoret vetëm për gatime dytësore. Gjatë kësaj kohe pati një mungesë misri, dhe ushtarëve shqiptarë që shërbenin në batalionet e nizamëve iu servir bukë gruri, gjë e cila shkaktoi ankesa të mëdha në mesin e tyre.

Kjo situatë e krijuar, na detyroi të thërrisnim në mbledhje krerët e këtyre trupave. Gjatë diskutimeve që u zhvilluan, Haxhi Muhtar Aga, i cili ishte edhe kreu i këshillit drejtues të qytetit, u shpreh se:

“Në filan kohë ndodhi një zi buke dhe popullata e Shkodrës ka ngrënë për një javë rresht bukë gruri. Prandaj edhe ju të duroni për disa ditë duke u ushqyer me grurë.

Me siguri që do të gjendet një zgjidhje” dhe i largoi krerët e trupave nga mbledhja. Gjatë ditëve në vijim mbërriti misër nga Korfuzi dhe kështu u zgjidh përfundimisht ky problem…
A. Cevdet

Marrë nga Eduard Caka