Dark Light

Blog Post

Na Ishte Dikur > News > Histori > SHTYPSHKRONJA POLIGRAFIKE MIHAL DURI TIRANË

SHTYPSHKRONJA POLIGRAFIKE MIHAL DURI TIRANË

SHTYPSHKRONJA POLIGRAFIKE MIHAL DURI TIRANË.

Ndërmarrja e parë e industrisë poligrafike në RPSSH. Me shtetëzimin e shtypshkronjave private, më 30,5,1946 u krijua në Tiranë e para «Ndërmarrje industriale shtetërore e shtypshkronjave.

Me bashkimin e shtypshkronjave të tjera stabilimenti më 1947 mori emrin e dëshmorit tipograf komunist Mihal Duri (Hero i Popullit).

Më 1957-1960 u ngrit linja e parapërgatitjes dhe e shtypit ofset, që lejoi shtypjen e revistave dhe e botimeve me ngjyra.

Sot bën pjesë në Kombinatin poligrafik dhe është e specializuar për shtypjen e botimeve shkollore dhe të disa revistave e buletineve tekniko-shkencor, etj.