Shuhet ne moshen 73 vjecare Dod Legisi, nje nga inxhinieret me te talentuar shqiptare te industrise se bakrit!…

Marrë nga profili i gazetarit Gjergj Marku

Shuhet ne moshen 73 vjecare Dod Legisi, nje nga inxhinieret me te talentuar shqiptare te industrise se bakrit!…

(Po persjell shenimin e Mark Rices:

Sot qënka nda nga jeta në moshën 73 vjeçare, njëri ndër inxhinerët më të talentuar shqiptar të industrisë së bakrit, Inxhinieri Dod Legisi. Ai ka lindur në Shebe (Mirditë) me 24.02.1950. Arsimin e mesëm e mbaroi në Prrënjas të Librazhdit për topografi e marksheideri dhe në vitin 1973 mbaroi arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës ku merr titullin: ” Inxhinier Miniere’’

Në punën e tij si inxh. miniere dhe drejtues, deri në institucionet më të larta shtetërore, ai është dalluar, jo vetëm për njohuri dhe aftësi shkëncore, por dhe ato ligjore. Doda ka kontribuar në të gjithë sektorët e industrisë minerale të rrethit Mirditë, kryesisht për dymbëdhjetë vite në Ndërmarrjen Minerale të Bakrit Spaç. Me guxim profesional duke studiuar e njohur edhe literaturat bashkëkohore, kryesisht në gjuhën ruse, ky inxhinier i ri mirditor bëri studimin e projektimin e një mënyre e teknologjie të re të nxjerrjes dhe shfrytëzimit të mineralit të bakrit të pasur nga miniera e bakrit Kaçinar. Studimi e projektimi i tij u miratua për zbatim nga institucionet përkatëse kompetente të kohës. Realizimi i këtij studimi e projektimi, i pa aplikuar asnjëherë më parë në minierat në Shqipëri, ishte një mënyrë e re teknologjike për nxjerrjen nga nëntoka të mineralit të bakrit.

Në vitin e 6 të punës së tij, Ministria e Industrisë e titulloi “Inxhinier Miniere të Shkallës së Parë”, e drejtë e cila përfitohej pas 14 vitesh punë si inxhinier. Inxhinier Dodën institucionet projektuese e miratuese e kanë trajtuar si bashkëpuntorë shkencorë, ku ai ka marrë pjesë në komisionet e këtyre institucioneve për miratimin e disa studimeve e projektimeve në fushën e industrisë të veprimtarive minerale.

Nga muaji Janar 1980 deri në Maj 1990 Inxh. Dod Legisi ka punuar Shef i Seksionit të Industrisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Mirditë , që menaxhonte veprimtarinë e ndërmarrjes gjeologjike Rubik, ndërmarrjeve minerale Kurbnesh e Spaç, të cilat kishin në varësi të tyre 12 miniera nxjerrëse, të mineraleve të xeherorëve të bakrit dhe 3 fabrika pasurimi me 7 seksione për përpunimin e pasurimit të xeherorëve të mineraleve bakërmbajtëse (Kurbnesh, Rrëshen, Spaç); Uzinën e Bakrit Rrubik; Ndërmarrjen e Përpunim Shfrytëzimit të Drurit (NPD), Ndërmarrjen e Grumbullim Përpunimit të produkteve bujqësore, blegtorale e të bimëve eterovajore dhe medicionale, si dhe Parkun e Transportit të Mallrave.

Në vitet 1990 -1994, (megjithëse ing. Doda asnjëherë nuk ka qënë anëtar i Partisë së Punës) e largojnë nga pozicioni i punës ku ishte dhe emërohet Drejtor i Minierës Rrubik dhe me pas Specialist në minierën Përlat.

Nga muaj Nëntor 1997 deri në Dhjetor të vitit 2013 ka punuar në Institucionin Profesional në Tiranë si Inspektor Kontrolli për veprimtaritë minerale në vendin tonë, kryesisht për minierat, fabrikat e pasurimit të mineraleve të ndryshme, impjantet e përpunimit të mineraleve.

Në Janar të vitit 2014 e pushuan nga puna pa asnjë motiv dhe argument, megjithëse në jetën e tij s’kish marrë asnjë verejtje për punën e tij dhe aq më tepër që, mendimet e tija konstruktive për industrinë janë të vlersuara e të shprehura edhe sot në programet qeveritare.

Inxh. Dod Legisi , doli në pension me 25.02.2015.

Ndarja nga jeta e këtij intelektuali të shquar është një humbje e madhe për familjen e tij, (mësuesen Ruta Doçin (Legisi dhe katër fëmijët, Antonin, Pëllumbin, Emanuelën dhe Gencin.)
Shpirti i juaj pushoftë në paqe o miku im shembullor Inxh. Dod Gjok Legisi.

Mark Rica
Ravenna Itali me 30 Mars 2013)

Avatar

Na Ishte Dikur

Top Img back to top