24 mars 2007, u nda nga jeta një prej emblemave të kinematografisë Shqiptare, Sulejman Pitarka (1924-2007)
Sulejman Pitarka (Dibër, 2 shkurt 1924 – Tiranë, 24 mars 2007) ka qenë shkrimtar, autor pjesësh teatrale dhe aktor shqiptar.
Sulejman Pitarka lindi në Dibër më 2 shkurt 1924, por në vogëli familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt shtetit shqiptar ku u vendosën në Durrës.
Sulejmani ka luajtur me sukses role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin «Artist i Popullit».
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.
Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.Ai vdiq me 24 mars 2007.
Filmografia
Loin des barbares – (1994)
Vdekja e burrit – (1991) …Diplomati
Historiani dhe kameleonët – (1989)…Zenel Beu
Rrethimi i vogël – (1986) ………..Llambi Guri
Ura pranë Kështjellës – (1984) …… Salo Brisku(Ura)
Nata e parë e lirisë – (1984) Xha Sulo, furrxhiu
Nxënësit e klasës sime – (1984)……Çelo Kasapi
Në prag të lirisë – (1981) Hoxhe efendiu
Shtëpia jonë e përbashkët – (1981) Kozma Selita
Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Ali Beu
Goditja (1980)
Ballë për ballë – (1979)…….Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes
Gjeneral gramafoni – (1978)…Xha Avdiu
Pas gjurmëve – (1978)…Xha Lipja
Gunat përmbi tela – (1977)…Gjenerali
Tinguj lufte – (1976)…Galip Shkëmbi
Horizonte të hapura – (1968)…Sokrati
Debatik – (1961)…Mësuesi
Teatër
Familja e peshkatarit
Shtatë shaljanët
Vajza nga fshati
Trimi i mirë me shokë shumë
Doktor Aleksi
Besa e madhe
Epoka para gjyqit
Prefekti
Toka jonë (teatër)
Televizori
Otello
Gratë gazmore të Uinsdorit
Valon Drogirashi
Borgjezit fisnik
Arturo Ui
Pjata e drurit
Gratë para drurit