Prof. Qazim Turdiu, Mësues i Popullit, ishte edukator, metodist dhe autor i shquar shqiptar në fushën e matematikës (1917 – 1989).
Prof. Qazim Turdiu, Mësues i Popullit, laureat i Urdhrit Naim Frashëri të Klasit të Parë, qytetar nderi i Tiranës, lindi në Tiranë më 7 qershor 1917, në një familje të vjetër e të dëgjuar tiranase. Pasi kreu Gjimnazin e Tiranës, vazhdoi studimet e larta për matematikë në Universitetin e Montpellier të Francës, ku u diplomua […]