Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende…, Adriano Çelentano

Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm të estradës në vendin e tij. Në mbarë botën, ndër të tjera ai njihet kryesisht për hitin “Azzuro”.

Adriano Celentano ka pasur një lidhje të gjatë me Festivalin Muzikor të Sanremos. Në pjesëmarrjen e tij të parë në vitin 1961 ai këndoi së bashku me “24 mijë puthje”, duke shkaktuar skandal, sepse për pak sekonda këndon me shpinë nga publiku, që bëri bujë të vërtet.

Në vitin 1966 ai solli këngën “The boy from via Gluck”, por edhe kjo ishte një dështim. Sipas traditës së madhe për artistët më novatorë, kjo këngë e tij ikonë dhe me një mesazh të rëndësishëm social për ndërtimin dhe mjedisin, arrin në vendet e fundit të renditjes, duke u eliminuar menjëherë. Suksesi vjen në vitin 1970 me Claudia Mori të cilin ishte i martuar që në vitin 1964, me këngën e paharrueshme “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”.

ja mesazhi i Tij:

“Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë ..

Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt, por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi …

Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët…

Dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë, që dine të buzëqeshin me gabimet e veta, qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre, qe nuk e konsiderojne veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne, që nuk ju ikin përgjegjësive të veta, qe mbrojne dinjitetin njerëzor, që duan te jene në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe per te cilet gjëja me thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për të jetuar…

Hapesire e Sponsorizuar

Po … Unë nxitoj të jetoj jetën me intensitetin që vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele” të vetme nga ato që më kanë mbetur pa i shijuar
Koha që kemi në dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.

Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni atë!
Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni atë!
Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë më!

Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju … sepse në një mënyrë apo në një tjetër te gjithe luftojme për një të ardhme më të mirë …

Dhe gjithmonë kujtoni:
Para se të diskutoni, merrni frymë!
Para se të flisni, dëgjoni!
Para se të kritikoni, shikoni veten!
Para se të shkruani, mendoni!
Para se të lëndoni, ndjejeni atë!
Para se të hiqni dorë, provoni!
Para se të vdisni, jetoni!