Të humbësh tre fëmijët në internim

Nga Kastriot Dervishi

Familja e Ramë Habilit u internua në Kampin e Beratit kur nisën internimet e para në vitin 1945.

Bashkëshortes së Ramës, zj.Vathe (në qendër të fotos), i vdiqën në internim tre fëmijë; në Berat vajza Nexhmije (3 vjeç) dhe në Tepelenë dy fëmijët e tjerë: Mukadesi (djathtas në foto) më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe Xhevati (majtas fotos) më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit, përkatësisht 6 dhe 9 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Mukadesi është fëmija i parë i vdekur në Kampin e Tepelenës së bashku me një foshnje tjetër disamuajshme me emrin Fijar nga Thethi i Shkodrës.

Fotografia besohet se është bërë në Berat, gjatë internimit atje.

Familja e Ramë Habilit u internua në Kampin e Beratit kur nisën internimet e para në vitin 1945.

Bashkëshortes së Ramës, zj.Vathe (në qendër të fotos), i vdiqën në internim tre fëmijë; në Berat vajza Nexhmije (3 vjeç) dhe në Tepelenë dy fëmijët e tjerë: Mukadesi (djathtas në foto) më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe Xhevati (majtas fotos) më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit, përkatësisht 6 dhe 9 vjeç.

Hapesire e Sponsorizuar

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Mukadesi është fëmija i parë i vdekur në Kampin e Tepelenës së bashku me një foshnje tjetër disamuajshme me emrin Fijar nga Thethi i Shkodrës.

Fotografia besohet se është bërë në Berat, gjatë internimit atje./55news.al/