Të nderojmë Shqipërinë dhe me punë do t’ia arrijmë, vëllezërit nënkampionë Europe në boks, rrëfejnë synimet e tyre

Dy vëllezërit Amar dhe Ahmed Koçi stërviten çdo ditë në këtë palestër pranë parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet nga babai i tyre Arturi, i cili është një ish-kampion i Shqipërisë në boks.

Ata po shkojnë më tej duke arritur të shpallen kampionë Ballkani për moshat 18 dhe 16 vjeç, ndërsa muaj më parë morën titullin nënkampionë të kontinentit. Ahmedi i cili është edhe më i vogli tregon se si është dita e përgatitjes.

“2 orë e gjysmë në ditë, por edhe 2 herë në ditë kur kemi garë dhe marrim leje nga shkolla”.

Amari thotë se cili prej tyre i ngjan babait në mënyrën se si bokson.

“Babi ka qenë më shumë fizik, mendoj se unë i kam ngjarë më shumë, pasi Ahmedi është më i gjatë dhe e mban kundërshtarin”.

Synimet shkojnë me tej, pasi kërkojnë maksimumin nga ky sport.

Amar Koçi: Unë kam për vete vitin tjetër Europianin dhe Botërorin, ndërsa vëllai ka botërorin për 20 ditë.

Ahmed Koçi: Synimi medalje të artë, të nderojmë Shqipërinë dhe me punë do t’ia arrijmë.

Hapesire e Sponsorizuar

Objektivi Amarit dhe Ahmedit për më tej është përfshirja në boksin profesionit që po merr zhvillim në vitet e fundit në Shqipëri.

Tv Klan